Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kampi i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Aleksandrupoli

Aleksandrupoli porti i popujve! As bazë ushtarake, as shënjestër e imperialistëve!

Organizatat e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në universitetet e Maqedonisë Lindore-Trakisë, Maqedonisë Qendrore dhe Maqedonisë Perëndimore, realizuan kampingun e tyre më 27-29 maj në qytetin e Aleksandrupolit, duke dërguar një mesazh të fortë kundër shndërrimit të qytetit në bazë sulmi të luftës së imperialistëve dhe vendin në luftë imperialiste. Qyteti i Aleksandrupolit, bazuar në marrëveshjen e re për bazat ushtarake me SHBA-të, është përzgjedhur për të krijuar një bazë të re amerikane, ndërkohë që përdoret tashmë për transferimin e armatimeve dhe trupave të NATO-s në Europën Lindore.

Kulmi i ngjarjeve ishte tubimi politik me folëse Theano Kapeti, anëtare e BP të KQ të partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila në fjalimin e saj theksoi: «Çdo i ri që shqetësohet, që ka agoni për zhvillimet e rrezikshme në rajon dhe angazhimin e Greqisë në këto zhvillime. Çdo i ri që nuk do të mësohet me tmerrin e luftës, që nuk pranon sakrificën e popujve për përfitimet e një pakice. Çdo i ri dhe e re që dëshiron të luftojë për një botë të drejtë, të bukur, me popujt që jetojnë në vëllazëri, në paqe, ka vendin e tij këtu: Në luftë bashkë me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) kundër sistemit që lind varfërinë dhe luftërat!»

Aktivitetet e ndryshme të kampit përfshinin edhe prezantime librash, koncerte dhe aktivitete sportive.

 

 

 

 

 

 

31.05.2022