Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Bllokadë ndaj një falange të NATO-s nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE)

Ditën martën, më 31.5.2022, anëtarët e Organizatës Sektoriale të Thesprotisë të KKE realizuan bllokim simbolik të një falange prej 17 mjetesh ushtarake të NATO-s nga Britania, që ktheheshin nga një stërvitje e NATO-s në Ballkan, jashtë portit të Igumenicës.

Protestuesit kërkuan që porti i Igumenicës të mos përdoret si bastion i imperialistëve, duke dërguar mesazh kundër përfshirjes së vendit tonë në luftën imperialiste.

Forcat e policisë tentuan të terrorizonin protestuesit, por përpjekjet e tyre dështuan falë vendosmërisë dhe gjakftohtësisë së komunistëve. Anëtarët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), pasi qëndruan për një kohë të gjatë në rrugë, u larguan në mënyrë të organizuar.

01.06.2022