Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Me përgjegjësinë e qeverisë SYRIZA-ANEL

DHUNË POLICORE KUNDËR DEMONSTRATËS SË NXËNËSVE DHE STUDENTËVE

Dhunë me lëndë kimike dhe granata tymuese nisën ditën e Hënë, më 16 Prill forcat policore kundër demonstratës së studentëve, nxënësve, dhe punëtorëve në qendër të Athinës, në afërsi të statujës Truman, të cilën shkuan për ta shkulur, në një lëvizje simbolike dënimi të imperializmit amerikan i cili, së bashku me Britaninë dhe Francën, kryen sulme në Siri.



POLICE REPRESSION AGAINST UNIVERSITY AND HIGH SCHOOL STUDENT DEMONSTRATION

Në komunikatën e saj, Zyra e Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), përmend:

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon dhunën e forcave të policisë speciale, me lëndë kimike dhe granata tymuese në demonstratën që ishte organizuar nga sindikatat dhe shoqatat e nxënësve dhe të studentëve, kundër sulmit imperialiste në Siri. Rezultati ishte dy të arrestuar dhe dy protestues të tjerë të plagosur.

Qeveria e SYRIZA - ANEL mban përgjegjësi të madhe për këtë ngjarje. Ajo, jo vetëm që merr pjesë aktive në luftën kundër Sirisë, duke siguruar objekte dhe lehtësime të shumta, duke marrë për këtë dhe urimet e ambasadorit Amerikan, por kërkon dhe ta reklamojë angazhimin e saj pro planeve AmerikanoNATOike, duke dhunuar me egërsi demonstruesit dhe duke mbrojtur me forca të shumta policore një statujë - mbeturinë të imperializmit të përgjakshëm amerikan.

Populli dhe rinia nxjerrin konkluzionet e tyre në lidhje me rolin e qeverisë greke, dhe nuk tremben, por do të jenë edhe më të vendosur në demonstratat e ditëve që vinë.

 

Students Demonstration (17.04.2018)