Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grevë masive dhe militante e punëtorëve, përgjigje kundër politikës antipopullore të qeverisë, BE-së dhe FMN-së

Më 17 Maj 2017, në Greqi, u realizua grevë e përgjithshme 24-orëshe si dhe mitingje, protesta të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në dhjetëra qytete, kundër masave të reja që solli për diskutim në parlament koalicioni qeveritar i partisë së "majtë" SYRIZA me partinë nacionaliste ANEL. Më 18 Maj, ditën e votimit të këtyre masave, do të bëhen protesta nga PAME në të gjithë Greqinë.

Mijëra punëtorë me pjesëmarrjen e tyre masive në grevën e 17 Majit në të gjithë Greqinë thërrisnin parullën " Ne nuk do të bëhemi skllevërit e shekullit të 21"!  

Në Athinë protesta e madhe e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) përfundojë me një marshim të madh përpara parlamentit.

Vlen që të shënohet se, këto masa, qeveria SYRIZA - ANEL i solli pas negociatave që bëri me bashkësitë imperialiste të BE-së dhe FMN-së për vlerësimin e dytë të Memorandumit të Tretë. Nga rezultati i këtyre negociatave bëhet e qartë se qeveria negociojë me huadhënësit në emër të interesave të grupeve të brendshme monopoliste dhe jo për interesat e popullit, me qëllim që të përshpejtojë procesin e daljes nga kriza kapitaliste në dobi të kapitalit.

Paketa e re e masave antipopullore e përshkallëzon edhe më tej sulmin, ngarkon pesha të reja mbi familjet popullore që tashmë janë të mbytura, në të njëjtën kohë më këtë paket masash, formohen kushte më të mira për aktivitetet e grupeve të biznesit (si p.sh masa të reja për liberalizimin e tregut dhe përshpejtimin e privatizime).

Më një përmbledhje, masat e reja përfshijnë:

• Shkurtime të tjera në paga dhe pensione, të cilat do të kenë si rezultat -p.sh për pensionistet- humbjen e një shume të barabartë me dy pensione në vit.

• Rritjen e taksimit të drejtpërdrejtë akoma dhe për ata që kanë rroga të vogla, duke e ulur shifrën e jo-taksimit. Kështu që, p.sh. për një rrogëtar që rrogën mujore e ka 615 euro dhe tani nuk paguan taksë të drejtpërdrejtë, do t’i duhet të paguaj deri në 300 euro në vit.

• Shkurtime të reja në financimin publik për shpenzimet mjekësore.

• Shkurtime të reja në ndihmat e ndryshme sociale (shkurtime në asistencën sociale dhe të mbështetjes për ngrohjen e familjeve në dimër)

• Në marrëveshjen e re ka dhe masa të tjera që mbështesin kapitalin, të tilla si rritja e privatizimit, liberalizimin e plotë të përjashtimeve masive dhe kolektive të punëtorëve nga puna në ndërmarrjet e mëdha kapitaliste, miratojnë pengesa të reja për të shpallur grevë, konsolidimin e të gjitha ligjeve antipunëtore për negociatat kolektive që janë miratuar që nga viti 2011, krijimin e pengesave të reja për firmosje të marrëveshjeve kolektive, kufizim të së drejtës për të bërë grevë, legjitimitetin e punëdhënësve për të bërë kundër-grevë ( "lock-out"), heqjen e ditës së Diel si ditë pushimi me pasoja të dhimbshme për punonjësit dhe tregtarët e vegjël, me qëllim që të përshpejtohet grumbullimi i tregtisë në super markete dhe kompanitë që kanë shumë dyqane etj.

Këto masa të reja do të ndikojnë në mënyrë të përmbledhur, si një peshë plus, në një kohë kur situata për punonjësit dhe të vetë-punësuarit është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga politikat e mëparshme, si nga qeveritë e ND - PASOK ashtu dhe nga qeveria e sotme e SYRIZA - ANEL.

Në vitin 2016, rreth 45% e popullsisë kishte të ardhura më poshtë nga niveli i varfërisë.

 Në tubimin e grevës së Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME), në sheshin «Ethniki Antistasi» në Athinë, morri pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucubas i cili bëri deklaratën e mëposhtme për mediat:  "Lufta klasore në thelb tani gjendet duke u zhvilluar, është një maratonë, nuk është thjesht një e shtënë në ajër. Lufta klasore duhet të jetë çdo ditë dhe e vazhdueshme. Masat e egra antipopullore, memorandumi i katërt së bashku me memorandumet e mëparshme duhet të hidhen në koshin e historisë dhe për këtë përgjegjës i vetëm dhe përkatës është popullit grek, lëvizja punëtore - popullore. Ndaj thirrja jonë është: Kryengritje popullore kudo, mos të shkojë kot asnjë ditë dhe asnjë orë, nuk përfundon beteja as sot e as nesër, ajo vazhdon. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), forcat klasore, lëvizja militante, Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME), Aleanca Sociale do të jenë të pranishëm çdo ditë dhe kudo në rrugë dhe në Parlament, në fabrika, në qytete dhe fshatra. Lufta është e vazhdueshme, ajo duhet të çojë në përmbysjen e këtij sistemi të kalbur dhe të korruptuar, në përmbysjen e qeverive të tyre, për shkëputje nga BE-ja, me një plan social dhe ekonomik që do të ketë në vëmendje dhe në thelbin e tij, njeriun punëtor, nevojat e popullit tonë që janë vazhdimisht në rritje".  

Athens

Thessaloniki

Heraklion

Larisa

Giannena

Chania

Volos

Agrinio

Karditsa

Rodos