Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Zgjedhjet studentore 2022

Komunistët marrin vendin e parë

Në zgjedhjet studentore të mbajtura më 18/05/2022, shoqata studentore e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) me emrin «Panspudastiki K.S» e cila mban simbol Karafilin e Kuq pati rritje gjithëpërfshirëse të votave. Rezultatet e zgjedhjeve studentore në universitetet e Greqisë treguan se «Panspoudastiki K.S» ka mbledhur 16.684 vota ose 33.43%.

Duhet theksuar se zgjedhjet studentore u zhvilluan për herë të parë pas viteve të pandemisë ku institucionet universitare funksiononin me sistemin e arsimit në distancë nëpërmjet internetit. Kështu që 3 në 4 studentë votuan për herë të parë në zgjedhje studentore. Gjithashtu, pas vitit 2019 kanë filluar të funksionojnë shumë Departamente të reja, në kuadër të shkrirjeve të Institucioneve universitare dhe ndryshimit të hartës akademike. Prandaj nuk mund të bëhet asnjë krahasim i drejtpërdrejtë me rezultatet e përgjithshme mbarëkombëtare të zgjedhjeve të mëparshme studentore. Megjithatë, ajo që duket qartë është se fraksioni i mbështetur nga komunistët, nga forca e 2-të, që ishte në vitin 2019, doli këtë vit forca e parë në shoqatat studentore të Greqisë, diçka që nuk ka ndodhur në Greqi që nga viti 1986.

Njëkohësisht, shoqata e mbështetur nga partia e djathtë në pushtet e ND, me emrin DAP, e cila për shumë vite ishte forca e parë në shoqatat studentore, shënoi rënie të madhe. Këtë herë fuqia e saj u kufizua në 27.66% të votave.

Forcat e partisë socialdemokrate SYRIZA, me emrin BLOCO, edhe një herë ishin pothuajse inekzistente, duke mbledhur vetëm 2.54% të votave të studentëve.

Fraksioni studentor PASP, i partisë së vjetër socialdemokrate PASOK, mblodhi 10.13%, ndërsa 2 fraksione të tjera të forcave të ndryshme oportuniste grumbulluan përkatësisht 10% dhe 5.2%.

Ndërsa përqindjet e mbetura ndahen në kandidatë të pavarur.

 

 

Students Elections 2022

 

Deklaratë e Sekretarit të Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)

Sekretari i KQ i KNE, Niko Ambatielos, në një deklaratë të tij për mediat, theksoi:

«Tre vjet pas procesit të fundit zgjedhor, kthimi i më shumë se 50.000 studentëve në qendrat e votimit do të linte një gjurmë të pashuar në një garë historike, në të cilën studentët me votën e tyre ngritën «Lëvizjen e Bashkëpunimit Studentor» (Panspudastiki K.S)  në përqindjen më të lartë që ka patur ajo në dekada.

«Panspoudastiki K.S» pas 4 dekadash zë vendin e parë në rang vendi, në gjithë Greqinë.

Të rinjtë dhe të rejat që kanë luftuar SËRISHT për t'u bërë studentë, marrin SËRISHT në duart e tyre Shoqatat, u japin atyre jetë, kundër planeve qeveritare për shpërbërjen e universiteteve, duke mbajtur gjallë ëndrrat e tyre për studime dhe universitete që kanë nevojë.

Forcat e “Panspoudastiki K.S” shënojnë një ngritje gjithëpërfshirëse, duke dalë e para në dhjetëra shoqata dhe Akademi të Greqisë.

Është hapi i saj vendimtar, i guximshëm dhe i sigurt për të dalë përpara, për t'u bërë protagoniste dhe për të arritur atë që meriton së bashku me popullin. Është shkëndija shpresëdhënëse që mund të ndezë zjarrin e mosbindjes, të rezistencës dhe të luftës për gjithçka që studentët ëndërrojnë».

Sekretari i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) theksoi gjithashtu se «politika e qeverisë u dënua, me rënien e madhe të DAP», ndërsa theksoi se studentët nuk mbështetën forcat socialdemokrate që abstenuan në luftën e tyre, por me votën e tyre pro «Panspoudastiki K.S» premtojnë se do të luftojnë për të drejtat e tyre».

Përshëndesim mijërat e studentëve që morën pjesë dhe mbështetën fletëvotimet e «Panspoudastiki K.S». Rezultati aktual i zgjedhjeve studentore na mbush me optimizëm, por edhe përgjegjësi për të përmbushur detyrat e mëdha të rindërtimit militant të lëvizjes studentore, me orientim kundër politikës që i privon studentët nga studimet dhe e ardhmja që ata kanë nevojë.»

 

 

 

 

 

19.05.2022