Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PARTIA KOMUNISTE E GREQISË (KKE) DHE LËVIZJA ANTIIMPERIALISTE INTESIFIKOJNË LUFTËN KUNDËR NATO-s

Forcat e NATO-s u larguan duke ecur mbrapsht nga vendi ku ishin bllokuar nga forcat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në diodat rrugore të zonës së Greqisë Veriore (Maqedoni), ditën e Premten më 2/6/2017.

Më parë dhjetëra demonstrues të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ngritën postbllok në diodat e autostradës Egnatia, duke bllokuar kështu lëvizjen e automjete ushtarake shqiptare të cilat kalonin përmes Greqisë për në Rumani, ku më 6 me 14 / 6 do të bëhet stërvitja ushtarake e NATO-s «Noble Jump 2017». Protestuesit thërrisnin parulla anti-NATO-s dhe anti-imperialiste, lejonin lëvizjen e automjeteve të tjera, duke bllokuar vetëm kalimin e mjeteve të NATO-s, të cilat pas shumë orësh në pritje u larguan duke bërë mbrapsht në autostradë.

Në krahë të demonstruesve gjendesh Sotiris Zarianopulos eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë KKE.

 

 

LUFTA E LËVIZJES ANTIIMPERIALISTE PAQEDASHËSE ËSHTË SHUMË E PASUR

Ishte edhe ky një nga aktivitet e shumta masive kundër NATO-s dhe kundër përfshirjes së Greqisë në planet e këtij organizmi imperialist, që realizon lëvizja Punëtore dhe lëvizja paqedashëse–antiimperialiste, të cilat të organizuara dhe masive, me demonstrata të vazhdueshme në të gjithë Greqinë dënojnë NATO-n, BE-në, qeverinë e SYRIZA-ANEL dhe forcat e tjera borgjeze dhe kërkojnë që të mos ketë asnjë përfshirje të Greqisë në luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste.

Shënojmë si shembull disa nga protestat dhe aktivitetet e ndryshme.

1 Maj, Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) dhe sindikatat klasore qe përfshihen në radhët e saj , organizuan me dhjetëra aktivitete nën parullën; me popujt për një botë pa luftëra, pa shfrytëzim dhe pa refugjim. Element i rëndësishëm i këtyre aktiviteteve ishte pjesëmarrja e sindikalistëve nga Turqia në protestat e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në ishujt e detit Egje dhe në Thraki.

prvtomagia-3



14 Maj, mijëra militantë dhe militante morën pjesë në protestat e Komitetit Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) në qytete të ndryshme të Greqisë, me rëndësi të veçantë "Maratonën për Paqen" me dhjetëra kilometra (në Marathona-Athinë), dhe demonstruan jashtë Ministrisë së Mbrojtjes.

37_marathonia_poreia_eirhnhs_21


21 Maj, lëvizja antiluftë, antiimperialiste në Selanik realizojë demonstratë masive jashtë selisë së NATO-s në këtë qytet.

edyeth-15


24-25 Maj, forca të EEDYE-së morën pjesë në Konferencën dhe tubimin e Këshillit Ndërkombëtar të Paqes (WORLD PEACE COUNCIL ( WPC)) në Bruksel.

pse-kinhtopoihsh-2

27 Maj, mijëra punëtorë të Athinës morën pjesë në koncertin internacionalist të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në teatrin e hapur "Petra", me pjesëmarrjen e artistëve grekë dhe bandës muzikore turke NAZIM HIKMET, me sloganin "Këndojmë dhe militojmë për një botë pa shfrytëzimit, luftëra dhe refugjim"   

synaylia-pame-theatro-petras-29

27 Maj, Komiteti i Paqes i EEDYE realizojë demonstratë në ishujt e Samos në Detin Egje me pjesëmarrjen e militantëve turq nga Komiteti Paqes të Izmirit.

samos-poreia-eirhnhs-1

27-28 Maj, Komitetet e Paqes së EEDYE, sindikata të punëtoreve dhe shoqata të tjera masive të Kretës realizuan demonstrata masive dhe marshuan drejt bazës ushtarake të NATO-s në Souda të Kretës.

pankrhtio-syllalhthrio-10

28 Maj, lëvizja antiluftë, antiimperialiste në qytetin e Aleksandropolit të Thrakit organizuan një demonstratë masive kundër stërvitjes së NATO-s "NOBLE JUMP "në Rumani dhe denoncuan qeverinë e SYRIZA -ANEL për përdorimin e territorit grek për kalimin e trupave ushtarake të NATO-s që marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake.

alejandroupolh-antiimperialistikh-diadilwsh-1

 

 

Lëvizja Punëtore dhe antilufte-antiimperialiste vazhdon protestat dhe aktivitetet e shumëllojshme në të cilat dallohet demonstrimi dy-ditor kombëtar i Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në Selanik më 24-25 Qershor kundër selisë së NATO-s në këtë qytet.

Kuadri i kërkesave që demonstrohen përfshin:

  • Asnjë përfshirje në luftërat dhe planet imperialiste.

•       Kthim të trupave ushtarake greke që ndodhen jashtë Greqisë.

•       Asnjë ndryshim të kufijve dhe të marrëveshjeve që i përcaktojnë ato.

•       Jashtë NATO nga Deti Egje, Mesdheu dhe Ballkani.

•       Të mbyllet baza ushtarake në Suda të Kretës, si dhe të gjitha bazat dhe selitë ushtarake të huaja.

•       Asnjë shpenzim për nevojat e NATO-s.

•       Shkëputje nga NATO dhe BE, me popullin grek zot në vend të tij.

 

 

Reagime edhe në kampe ushtarake

Diskutimi është hapur edhe në radhët e Forcave të Armatosura të Greqisë dhe sidomos tek ushtarët për ndihmën që ofron qeveria greke ndaj trupave të NATO-s dhe për pjesëmarrjen e forcave të Armatosura në stërvitjen «Noble Jump» në Rumani. Indinjata dhe protesta e ushtarëve manifestohet edhe me referenca si në kampet ushtarake në Atikë, në ishujt e Rodhos, Kastelorizo dhe të Qipros.

Për më tepër, me një letër të hapur, ushtarët që shërbejnë në ishullin Kastelorizo, protestojnë kundër pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Greqisë, duke theksuar ndër të tjera se lëshimi i territoreve, trupave dhe infrastrukturave për stërvitje të NATO-s "në praktikë do të thotë se minojnë të drejtat sovrane të popullit grek dhe të vendit dhe integrojnë Forcat e Armatosura të Greqisë në planet e luftës së NATO-s kundër popujve".  

 

06.06.2017