Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PUSHTIMI I ANIJES GREKE NGA IRANI

Partia Komuniste e Greqisë (KKE): Politika "flamurmbajtësit" të planeve të SHBA-NATO paraqet rreziqe të mëdha

Pushtim i dy anijeve - tanker të mëdha me flamur grek, që udhëtonin në Gjirin Persik, u krye në mesditën e së premtes, 27 maj nga “Rojet e Revolucionit” të Iranit.

Që në momentin e parë, sekuestrimi i dy anijeve u tregua se ishte hakmarrje ndaj Greqisë, e cila më 25 maj, duke nxituar të plotësonte kërkesat e SHBA-ve, sekuestroi naftën iraniane të transportuar nga anija "LANA" që mbante flamurin e Rusisë dhe kishte ekuipazh prej 19 anëtarësh, të gjithë me kombësi ruse, teksa lundronin në hapësirat detare të Karistos në Greqi.

Në njoftimin e saj për pushtimin e dy anijeve-cisterna (tanger) greke nga Forcat e Armatosura iraniane, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shënon:

«Bastisja dhe pushtimi i dy anijeve Tanger greke nga Forcat e Armatosura iraniane është një zhvillim jashtëzakonisht serioz dhe i rrezikshëm, veçanërisht pasi - me sa duket - vjen si "hakmarrje" për sekuestrimin e ngarkesave iraniane të naftës nga autoritetet greke, sipas udhëzimeve nga SHBA të disa ditëve me parë.

Politika e “flamurmbajtësit” të planeve të SHBA-NATO e ndjekur nga qeveria greke në të gjitha frontet, përfshirë edhe sanksionet kundër Iranit, e ekspozojnë vendin dhe popullin grek në rreziqe të mëdha, siç dëshmohet nga fakti i pushtimit të anijeve greke.

Ajo që qeveria duhet të bëjë këtu dhe tani është të sigurojë lirimin dhe kthimin e sigurt të ekuipazheve të dy anijeve».

 

31.05.2022