Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Për të ashtuquajturën «Platforma Globale Anti-imperialiste» dhe pozita e dëmshme dhe çorientuese e saj

Artikull i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE

Shfaqja e luftës imperialiste në Ukrainë mprehu kontradiktat në linjat e lëvizjes komuniste ndërkombëtare rreth çështjeve serioze ideologjiko-politike, të cilat e telendisin atë prej vitesh dhe shprehet një ndikimin oportunist në linjat e saj. Në ballë, natyrisht, ishin çështjet e qëndrimit ndaj karakterit imperialist të luftës midis SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së me Rusinë kapitaliste në territorin e Ukrainës, qëndrimin ndaj klasës borgjeze dhe përfaqësuesve të tyre politikë, si p.sh. socialdemokracisë, analiza problematike për sistemin imperialist dhe pozitën e Kinës dhe Rusisë, si dhe të tjera, të cilat lidhen më thellë me çështjen e strategjisë së gabuar të etapave/shkallëve drejt socializmit, të mbështetjes dhe pjesëmarrjes në qeveri borgjeze.

 

 

Në këto rrethana, në prag të Takimit të 22-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore (IMCWP), të mbajtur në Havanë në tetor të vitit të kaluar, u shfaq në Paris një organizatë e re ndërkombëtare me emrin "Platforma Globale Anti-Imperialiste" (më poshtë me iniciale-PGA), e cila tashmë ka organizuar një sërë aktivitetesh këto kohë në Beograd, Athinë dhe së fundmi në Karakas ku u organizua nga Partia e Bashkuar Socialiste e Venezuelës (PSUV) e cila është në qeveri. Aktiviteti i PGA-së në Venezuelë përkoi me sulmin anti-popullor që qeveria socialdemokrate e PSUV ka nisur ndaj klasës punëtore dhe shtresave popullore të Venezuelës, ndërkohë që ka arritur marrëveshje me opozitën e djathtë dhe SHBA-të, duke intensifikuar sulmet antikomuniste dhe veprime subversive kundër Partisë Komuniste të Venezuelës.

Është e rëndësishme të shihet se cilat forca e përbëjnë atë si dhe qëndrimet kryesore problematike të PGA-së.


Një “aliazh” i veçantë i forcave politike

Në aktivitetet e PGA-së përfshihen një sërë "aliazh" forcash politike, ku rolin kryesor e luajnë forcat socialdemokrate, si PSUV-ja e sipërpërmendur dhe një organizatë e “rënë nga qielli” e Koresë së Jugut («Partia e Demokracisë Popullore») si dhe disa parti të tjera komuniste dhe punëtore, si Partia e Punës Hungareze, PK (Itali), PK e Re e Jugosllavisë, PKPR, PK Libaneze, PK Maoiste e Britanisë (M-L), Poli për Rilindjen Komuniste të Francës etj.

Përveç kësaj, siç denoncoi PK e Meksikës {1}, në aktivitetet në Karakas morën pjesë edhe forca politike nacionaliste, raciste dhe reaksionare. Të tilla si, p.sh. është organizata nacionaliste spanjolle "Vanguardia Española" ("Pararoja spanjolle"), e cila i ka "rrënjët" e saj nga filozofi nacionalist Gustavo Bueno, i cili ishte një luftëtar aktiv falangist, mbështetës i diktatorit fashist Franko në vitet 1950. E ngjashme është edhe "Vanguardia Venezolana" ("Pararoja Venezueliane").

Nga Greqia do të shihni se, në PGA, marrin pjesë dy organizata të panjohura, pa asnjë aktivitet masiv dhe lidhje në shoqëri, “Kolegjialitetin e Luftës për Bashkimin Revolucionar të Njerëzimit” (Dh. Patelis) dhe “Platformën për Pavarësinë” (V. Gonatas) që kohët e fundit janë karakterizuar nga një intensitet të sulmeve anti-KKE, duke zgjedhur shpesh herë rrugën e rrëshqitshme të sulmeve provokuese nëpërmjet internetit.

 

Imperializmi si një “gjendje jonormale”, që mund të korrigjohet...

PGA-u paraqet një pamje krejtësisht kokëposhtë të realitetit botëror që po përjetojmë. Nga analizat e saj, nuk do të kuptojmë se jetojmë në një sistem kapitalist, pasi koncepti i kapitalizmit është fshirë nga çdo qëndrim përkatës (p.sh. në Deklaratën Themeluese të Parisit, në Materialet e takimit të fundit në Karakas).

Duke hapur një parantezë këtu, le të themi se në përkthimin greqisht të Deklaratës Themeluese të Parisit, fjala "shtet-kapitali" është shtuar në një pikë, përpara fjalës "imperialiste", diçka që nuk ekziston në versionet anglisht, spanjisht dhe frëngjisht të këtij dokumenti. Me sa duket “përkthyesi” grek u përpoq të “mballoste” qëllimisht këtë njoftim të veçantë, gjë që, sigurisht, nuk e ndryshon dot thelbin.

Në të njëjtën kohë në materialet e PGA-së bëhet një keqpërdorim i fjalëve “imperializëm”, “imperialistë”, “anti-imperializëm”. Kështu që imperializmi, që sipas Leninit është kapitalizëm monopol, shihet në mënyrë të shtrembër thjesht si një politikë e jashtme agresive, larg nga baza e saj ekonomike (monopolet dhe ekonomia kapitaliste e tregut), larg nga thelbi klasor si një pushtet i klasë borgjeze.

Pra, nuk është aspak rastësi, që në qëndrimet e PGA-së nuk shtrohet çështja e përmbysjes revolucionare të pushtetit borgjez dhe sigurisht që, lufta për socializëm, nuk ekziston dhe është zëvendësuar me qëllimin e "sovranitetit kombëtar" dhe një "arkitekture të re ekonomike globale pa sanksione dhe luftëra tregtare", në mënyrë që "të përmbysim sistemin kolonial i cili sjell de-stabilizim, varfëri dhe shkelje të së drejtave të njeriut në masa përmes shtypjes politike, grabitjeve ekonomike dhe detyrim-bindjes ushtarake”.

Në të gjitha qëndrimet e tyre, është karakteristike identifikimi i konceptit të imperializmit me fuqinë edhe më të madhe të sistemit ndërkombëtar imperialist, me SHBA-të. Madje edhe kur i referohen organizmave të tjera imperialiste, si BE-së, apo NATO-s, FMN-së dhe Bankës Botërore etj., vlerësohet se kemi të bëjmë me “interesat imperialiste amerikane”. Me këtë mënyrë, si me magji, fshihen përgjegjësitë dhe interesat e pavarura të klasave borgjeze të shteteve të tjera kapitaliste, përveç SHBA-ve, të cilat janë pjesëmarrëse në këto aleanca-organizma. Kështu që, SHBA-të paraqiten në mënyrë të shtrembër si një perandori e një sistemi modern kolonial, ku të gjithë aleatët e tjerë në këto shtete janë të “nënshtruar” ndaj SHBA-ve.

Përkundrazi, vlerësohet se “Rusia dhe Kina nuk qenkan fuqi imperialiste agresive” dhe së bashku me të tjerat, si Koreja e Veriut dhe Irani paraqiten si forca “antiimperialiste”, të cilat, së bashku me të ashtuquajturat qeveri “progresive” të Amerikës Latine i rezistojnë imperializmit.

Për më tepër, shohim se çdo qasje klasore është braktisur kur lartësohen shoqatat-bashkësitë e ndryshme rajonale, "si ALBA dhe CELAC", të cilat në thelb kanë të bëjnë me shtete kapitaliste, por që PGA-ja beson se "do të sjellin më afër kombet e shtypura të Amerikës Latine".

Së fundi, në lidhje me luftën imperialiste në Ukrainë, PGA-ja e konsideron atë si një veprim agresiv të SHBA-ve, që po përdorin Ukrainën për të sulmuar Rusinë dhe Kinën ...“antiimperialiste”.

 

 

«Nuk ka të dhëna ekonomike për të justifikuar etiketimin e Kinës apo Rusisë si imperialiste. Këto janë shtete që nuk jetojnë nga mbishfrytëzimi apo plaçkitja e botës”, argumenton PGA-ja... Në banderolën e sindikatës së punëtorëve të portit të Pireut në Greqi, në pronësi të monopolit kinez COSCO, shkruhet: «Jo më të vdekur për fitimet e COSCO-s»

 

 

Kritikë e shkurtër ndaj qëndrimeve kryesore të Platformës Globale Anti-imperialiste (PGA)

1. Çfarë është imperializmi dhe cili është antiimperialist? Në ditët tona po shohim shfrytëzimin e konceptit të imperializmit edhe nga përfaqësues të klasave borgjeze, ku njëri e quan tjetrin “imperialist”, ashtu siç bëri së fundmi kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur për presidentin rus V. Putin. Nuk janë të pakët as përfaqësuesit e klasave borgjeze, që e cilësojnë veten e tyre si... “anti-imperialist”.

Konfuzione të ngjashme me qëndrimet e tyre kultivojnë edhe një sërë forcash oportuniste, si dhe pozicionet e PGA-së, ku p.sh. gjer dhe shtetin kapitalist të Iranit, i cili gjithashtu përdor fenë për të intensifikuar shfrytëzimin klasor dhe pabarazinë sociale dhe mohon të drejtat themelore të gruas, karakterizohet si "anti-imperialist". Dhe këto thuhen kur Irani tronditet nga protestat e mëdha për të drejtat themelore civile demokratike. Së fundmi, Irani “anti-imperialist”, me ndërmjetësimin e Kinës, nënshkroi një marrëveshje me Arabinë Saudite, e cila “i ktheu shpinën” SHBA-ve. A mos vallë pas kësaj edhe mbretërit e princat e Arabisë Saudite u bënë “anti-imperialistë”? Nuk do të habiteshim nga një vlerësim i tillë nëse mendojmë se disa kohë më parë forca të caktuara në Amerikën Latine quanin “anti-imperialist” Erdoganin, Presidentin e një shteti, Turqisë, i cili ka trupa pushtuese ushtarake në të paktën 3 shtete (Qipro, Siri, Irak). Edhe Erdogani gjeti alibinë dhe deklaroi se “SHBA-të nuk e duan sepse na qenka... anti-imperialist”.

Nga sa më sipër, duket se keqpërdorimi dhe përdorimi arbitrar i konceptit të imperializmit dhe fjalëve derivatore të tij çojnë në një konfuzion të madh. Prandaj, është e rëndësishme të kemi një trajtim shkencor social-ekonomik të konceptit të imperializmit, dhe jo atë që duan të imponojnë borgjezët dhe oportunistët, për të justifikuar klasat borgjeze dhe forcat imperialiste, duke e pagëzuar mishin si peshk, siç bënin disa murgj gjatë agjërimit. Lenini ka dokumentuar karakteristikat themelore të imperializmit:

«1) Koncentrimi i prodhimit dhe i kapitalit, që ka arritur një shkallë aq të lartë zhvillimi, sa që ka krijuar monopolet, të cilat luajnë një rol vendimtar në jetën ekonomike; 2) shkrirja e kapitalit bankar me kapitalin industrial dhe krijimi mbi bazën e këtij «kapitali monetar» i oligarkisë financiare; 3) eksportimi i kapitalit, ndryshe nga eksportimi i mallrave, merr një rëndësi veçanërisht të madhe; 4) formohen bashkime monopoliste ndërkombëtare kapitalistësh, që e ndajnë botën midis tyre, dhe 5) merr fund ndarja territoriale e botës nga ana e fuqive më të mëdha kapitaliste.» {2}.

Pra, ne sot jetojmë në epokën ku kapitalizmi ka disa veçori specifike, të cilat Lenini i ka vënë në dukje në veprën e tij. Po flasim për tipare unike që kanë të bëjnë me dominimin e monopoleve, të shoqërive/kompanive të fuqishme aksionare dhe mprehjen e konkurrencës kapitaliste, formimin e kapitalit monetar, rritjen e rëndësisë së eksportit të kapitalit në raport me eksportin e mallrave, me luftën për rishpërndarjen e tregjeve dhe të territoreve mes shteteve kapitaliste dhe grupeve monopole ndërkombëtare. Lenini e trajton imperializmin si "fazën më të lartë të kapitalizmit", siç titulloi dhe broshurën e tij, duke theksuar se kapitalizmi monopol «është përgatitja materiale më e plotë e socializmit, pragu i tij, është ajo shkallëz në shkallën historike, të cilit nuk e ndan asnjë shkallëz tjetër e ndërmjetme nga shkallëza e quajtur socializëm»{3}.

Qasja shkencore leniniste ndaj imperializmit, siç e shohim, qëndron shumë larg nga përdorimi unik i imperializmit vetëm si një politikë e jashtme agresive apo i identifikimit të tij me një shtet të vetëm, edhe nëse ai shtet është më i fuqishmi, siç pretendon ndër të tjera PGA-ja. Përveç kësaj, në praktikë PGA-ja klasifikon çdo shtet, pavarësisht nga pozita e tij në piramidën imperialiste, nën tabelën "anti-imperialist" me kriter të vetëm, nëse në një moment të caktuar kohor udhëheqja politike e një shteti të caktuar kapitalist kundërshton apo dhe futet në konflikt me SHBA-të apo me zgjedhjet që ata bëjnë, në kuadrin e intensifikimit të konkurrencës ndërkombëtare të monopoleve dhe shteteve që përfaqësojnë interesat e tyre.

Imperializmi është kapitalizëm monopol dhe, në sistemin aktual imperialist, të gjitha shtetet kapitaliste janë të integruara në të dhe karakterizohen nga marrëdhënie ndërvarësie të pabarabarta, nga marrëdhënie konkurrence por dhe bashkëpunimi. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se të gjitha kanë të njëjtën fuqi apo të njëjtat potenciale, por se që të gjitha klasat borgjeze marrin pjesë në ndarjen e plaçkës së grabitur, në ndarjen e mbivlerës së prodhuar nga klasa punëtore kudo që janë, në bazë të fuqisë politike, ushtarake dhe ekonomike të secili shtet.

 

2. “Sovranitet kombëtar”, “shoqata rajonale”, “arkitekturë të re ekonomike globale” apo socializëm?

PGA-ja, siç e kemi treguar tashmë, ka eliminuar luftën për socializëm dhe ka promovuar luftën për "sovranitet kombëtar", formimin e shoqatave/bashkësive rajonale dhe një "arkitekturë të re ekonomike globale", të cilën pretendon se pavarësisht nga ruajtja e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit, do të sigurojë "lirinë dhe barazinë e kombeve, duke lejuar që çdo shtet të ndjekë një axhendë ekonomike sovrane dhe të pavarur pa ndërhyrje të jashtme".

Ky perceptim i PGA-së konsideron se të gjitha problemet vijnë nga “jashtë”, nga “imponimi” i vullnetit të fuqive imperialiste dhe kryesisht të SHBA-ve ndaj çdo shteti dhe në praktikë kërkon të gjejë aleanca në “përqafimin e sigurt” të së ashtuquajturave “klasa borgjeze që mendojnë për kombin”. Përtej këtij konfuzioni se çfarë është imperializmi, këtu shfaqet dhe nënvlerësimi i karakterit ndërkombëtar i epokës së kapitalizmit monopol, i cili reflektohet në çdo shtet kapitalist, me mprehjen e kontradiktës bazë midis kapitalit dhe punës, me forcimin e tendencës të përkeqësimit absolut dhe relativ të pozitës së klasës punëtore.

Qasja e gabuar e mësipërme nuk është e re, pasi ajo "mbart" qasjet e shtrembëruara që kishin mbizotëruar për shumë vite me rrallë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare të cilat fokusoheshin në nivelin e diferencuar të zhvillimit të forcave prodhuese, duke e konsideruar në mënyrë të gabuar se çdo vonesë vinte vetëm për shkak të varësisë nga jashtë të një shteti dhe jo për shkak të faktorëve historikë, si vonesa në shfaqjen e marrëdhënieve kapitaliste, tregu relativisht i vogël kombëtar, kushtet historike që e shtynë klasën borgjeze të një shteti kapitalist të investonte p.sh. në eksportin e materialeve energjetike apo në kapitalin e ndërtimit të anijeve dhe jo në industri. Mbi këtë bazë u zhvillua strategjia e etapave/shkallëve drejt socializmit, ku si fazë fillestare u shfaq objektivi i zhdukjes së "varësisë së huaj", "sovraniteti kombëtar", të cilat do të arriheshin nëpërmjet aleancës me klasën borgjeze që ka "orientim kombëtar dhe mendon për kombin" në kundërshtim me atë pjesë që është “kobradore”, e varur dhe e nënshtruar në direktivat e imperialistëve.

Sot e njohim se “copëtimi” i strategjisë së Partisë Komuniste në faza ka dështuar! Po aq e pabazë rezultoi se ishte edhe ndarja e klasës borgjeze në “kuislingë” dhe “patriotë”, si dhe synimi për të lidhur aleancë me pjesën e dytë. Klasa borgjeze, pavarësisht disa dallimeve të interesave ekonomike që mund të ekzistojnë brenda saj, ka instrumentin e saj unik të shfrytëzimit klasor të klasës punëtore dhe shtypjes së shtresave popullore, shtetin borgjez. Ky (shteti) është dhe “rregullatori” i çdo dallimeve që kanë pjesët e ndryshme të klasës borgjeze. Çdo shtet kombëtar borgjez (aktualisht ka rreth 200 shtete të tilla në planet) kontribuon në formulimin e strategjisë së klasës borgjeze të shtetit të vet dhe menaxhon aleancat e tij ndërkombëtare, pjesëmarrjen e tij në njërën ose në tjetrën bashkësi/aleancë ndër-shtetërore të shteteve kapitaliste, ku edhe aty zbatohen ligjet e ekonomisë kapitaliste së bashku me marrëveshjet ndërshtetërore.

Lenini në artikullin e tij «Mbi parullën e Shteteve të Bashkuara të Europës» i referohet qasjeve të gabuara së kohës së tij për "Shtetet e Bashkuara demokratike të Europës", duke theksuar se nuk mjafton thjesht të përmbysësh regjimet autoritare, që ekzistonin asokohe në Europë, por ka rëndësi mbi cilën bazë ekonomike do të krijohej ky bashkim, dhe meqë ajo bazë ishte kapitalizmi do të ishte një bashkim reaksionar. Dhe kjo sepse «kapitalizëm do të thotë pronësi individuale e mjeteve të prodhimit dhe anarki në prodhim. Të predikosh një ndarje "të drejtë" të fitimit mbi një bazë të tillë është prudonizëm, është injorancë prej mikroborgjezi dhe filistini», shkruante Lenini, dhe se «po të mendosh një gjë të tillë, është njëlloj si të vihesh në pozitën e atij priftuci i cili çdo të Diel u predikon të pasurve madhështinë e krishterimit dhe i këshillon ata t’u falin të varfërve... në mos disa miliarde, të paktën disa qindra rubla në vit». Për të arritur në përfundimin se kjo parullë është e gabuar, pasi "ajo mund t’i japë shkas një interpretimi të gabuar mbi pamundësinë e fitores së socializmit në një vend të vetëm»{4}.

Qasja e PGA-së për nevojën e "përmbysjes së kolonializmit", për "sovranitetin kombëtar" dhe krijimin e shoqatave rajonale të "shteteve sovrane", tejkalon në mënyrë anti-historike se sistemi kolonial, si i tillë, tashmë ka kaluar prej dekadash. Në vend të tij janë shfaqur dhjetëra shtete "sovrane" dhe se në çdo shtet "sovran" borgjez ka antagonizma klasore të papajtueshme midis kapitalit dhe klasës punëtore dhe se marrëdhëniet aktuale midis shteteve "sovrane" borgjeze përshkohen nga marrëdhëniet e ndërvarësisë së pa-barabartë, në të cilat janë përfshirë të gjitha klasat borgjeze sipas fuqisë që ato zotërojnë, të cilat, sipas analizave të PGA-së na qenkan zhdukur.

Këto vartësitë që lindin për çdo shtet kapitalist brenda kësaj “piramide” imperialiste nuk janë një patologji, një lajthitje apo dhe shtrembërim që do të ndreqen me humbjen e SHBA-ve dhe të ashtuquajturës “botës multipolare”, siç pretendon PGA-ja, por një fenomen i lindur me zhvillimin e kapitalizmit, të ndërkombëtarizimit kapitalist. Për më tepër, PGA-ja hesht për thelbin: se ky rrjet ndërvarësie i pa-barabartë mund të thyhet vetëm duke përmbysur pushtetin borgjez dhe shtetin e diktaturës së kapitalit, duke ndërtuar shoqërinë e re socialiste-komuniste.

 

 

 

Ana e saktë e Historisë, kur përplasen "grabitqarët" imperialistë, është të mos zgjedhësh anën e "grabitqarit" më të dobët, që ai të zërë më pas vendin e më të fortit. Ana e saktë është lufta kundër çdo “grabitqari”, ndaj çdo klase borgjeze dhe aleance imperialiste.

 

 

3. Cila është natyra e Kinës dhe Rusisë?

PGA-ja argumenton se “nuk ka të dhëna ekonomike që justifikojnë karakterizimin e Kinës apo Rusisë si imperialistë. Këto janë shtete që nuk jetojnë nga mbi-shfrytëzimin apo plaçkitja e botës. Ata nuk i robërojnë vendet e tjera ushtarakisht, teknologjikisht apo në borxhe” dhe madje se “nuk janë fuqi imperialiste agresive, por, përkundrazi, janë në shënjestër të armiqve tanë, sepse qëndrojnë pengesë në dominimin e plotë botëror të SHBA-ve“.

PGA-ja konkretisht me këto qëndrime kërkon që edhe një herë të deformojë realitetin. Sikur Kina dhe Rusia nuk marrin pjesë në mbledhjet e G20, të 20 shteteve kapitaliste më të fuqishme në botë, së bashku me SHBA-të, Gjermaninë, Britaninë, Francën etj. Sikur monopolet kineze dhe ruse nuk eksportojnë kapital në shtete të tjera dhe nuk kanë për qëllim fitimin, i cili vjen nga shfrytëzimi i fuqisë punëtore jo vetëm të punëtorëve të vendit të tyre, por dhe të shumë shteteve të tjera të Europës, Azisë, Afrikës, Amerikës, e kudo ku zhvillohen monopolet e tyre. Sikur ushtria private ruse “Wagner” shkon në Afrikë për arsye bamirësie dhe jo për të mbrojtur interesat e monopoleve ruse që veprojnë aty. Sikur Kina nuk po lëviz më në drejtime të ngjashme për të mbrojtur të ashtuquajturën “rruga e mëndafshit” edhe me mjete ushtarake. Karakteristikë, për shembull, është se në këtë "rrugë" të veçantë, një shtet i vogël, por gjeografikisht shumë i rëndësishëm, Xhibudi, ku borxhi i tij ndaj Kinës arrin në 43% të së ardhurave të tij Kombëtare Bruto, u përurua baza e parë ushtarake e Kinës jashtë kufijve të saj në vitin 2017.

E ashtuquajtura “mospjesëmarrje në vartësi ushtarake, teknologjike dhe borxhi” thuhet për shtetet që kanë një rol të veçantë në tregtinë e armëve, që aktualisht janë shtete kreditore, si Kina, e cila është në vendin e parë.

Thuhet për Rusinë, në të cilën monopolet gjigante (Gazprom, Rosneft, Lukoil, Rosatom, Sberbank, Norilsk Nickel, Rosvooruzenia, Rostech, Rusal etj.) shfrytëzojnë miliona punëtorë, jo vetëm në Rusi, por edhe në ish-Republikat Sovjetike, në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS), Afrikë, në Amerikën e Jugut, në Europë, Lindjen e Mesme, në Gjirin Persik etj. Dhe siç dihet, eksporti i kapitalit, ndryshe nga eksporti i mallrave, nënkupton prodhimin e mbivlerës që vendi i prejardhjes nxjerr nga vendi pritës. Deri në vitin 2014 Rusia kishte zënë vendin e tetë në botë në mesin e eksportuesve të Investimeve të Huaja Direkt dhe ra për shkak të sanksioneve në vitin 2018 në vendin e 18-të në renditjen botërore. Ndërsa shuma e Investimeve të Huaja Direkt të Rusisë në vitin 2021 arriti në 65.189 miliardë dollarë, nga të cilat 1.808 u investuan në Bashkësitë e Shteteve të Pavarura (CIS) dhe 63.381 në shtete "më të largëta jashtë vendit". Sipas Bankës Botërore, Rusia renditet e pesta në mesin e kreditorëve ndaj vendeve "në zhvillim", pas Kinës, Japonisë, Gjermanisë dhe Francës{5}.

Thuhet për Kinën, për të cilën konkurrentët e saj dëshmojnë se: “Kina tashmë ka një përgjegjësi të veçantë në ekonominë botërore, pasi është huadhënësja më e madh në botë, duke tejkaluar shumën e kredive të Bankës Botërore, FMN-së dhe Paris Club-it (...) 44 shtete i kanë borxh më shumë se 10% të PBB-s së tyre huadhënësve kinezë (...) Paqartësia rreth kredive kineze do të thotë se në disa raste, si p.sh në pjesën e Afrikës nën shkretëtirë, po krijohet një "borxhi i fshehtë", diçka që qeveritë e synojnë këtë gjë pasi kjo do të thotë se është një borxh që nuk përfshihet në raportet dhe statistikat zyrtare të organizatave ndërkombëtare dhe kështu i "mbron" huamarrësit që të mos duken se kanë një borxh të paqëndrueshëm. Shumë prej këtyre kredive kanë parakushte ekzistencën e llogarive bankare të veçanta, në një bankë të pranuar nga huadhënësi, dhe provizione për shlyerjen e tyre nga të ardhurat e projekteve që ai ka financuar, si huadhënës, ose nga të ardhura të tjera monetare. Kjo në thelb do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të qeverisë vendoset jashtë kontrollit të shtetit huamarrës sovran. Shumë nga këto kredi kanë kushte të qarta që shteti huamarrës nuk mund t'i drejtohet Klubit të Parisit (Paris Club-it) për të ristrukturuar borxhin specifik ose në ndonjë organizatë të ngjashme. Kushtet, që i lejojnë huadhënësin të ndërpresë menjëherë kredinë dhe të kërkojë shlyerjen e menjëhershme, janë në disa prej këtyre kredive të zgjeruara dhe madje përfshijnë edhe formulime të përgjithshme të tilla si, veprime që janë të dëmshme për një njësi të Republikës Popullore të Kinës, ose ndryshime të rëndësishme në politikën e shtetit i cili ka nënshkruar për borxhin»{6}.

Të dhënat përkatëse nga Banka Botërore, duke iu referuar 68 shteteve “të zhvilluara”, tregojnë se kreditë e Kinës drejt këtyre shteteve në vitin 2020 arrijnë shifrën e 110 miliardë dollarëve, me Kinën në vendin e dytë pas kredive të Bankës Botërore{7}. Një nga shtetet, që borxhet e së cilit ndaj Kinës maten në shumë miliardë dollarë është Venezuela, ku partia në pushtet priti punimet e Konferencës së fundit të PGA-së{8}.

Gjithashtu, një tjetër kategori kredish që ka një peshë të veçantë është mbajtja e obligacioneve, në radhë të parë e SHBA-ve, ku në janar të viti 2023 Kina kishte në dispozicion obligacione amerikane prej 859.4 miliardë dollarësh, duke zënë vendin e dytë pas Japonisë {9}.

PGA-ja refuzon të shohë realitetin që krahas kontradiktave dhe konflikteve mes SHBA-ve, të fuqive të tjera imperialiste euroatlantike dhe Rusisë, në të njëjtën kohë që mijëra njerëz po masakrohen në beteja në Ukrainë, kapitalistët e të dyja anëve të luftës dhe qeveritë e tyre ende ruajnë, ndonëse të kufizuar në krahasim me para-shkurtin 2022, bashkëpunim të qëndrueshëm, përfshirë edhe atë tregtar. Kështu, për shembull Rusia po vazhdon të shesë uranium tek SHBA-të dhe Francës për objektet e tyre bërthamore. Madje, ajo (Rusia) mbulon 20% të nevojave të 92 reaktorëve bërthamorë të SHBA-ve {10}, ndërsa Franca brenda vitit 2022 mori 153 tonë uranium rus, duke mbuluar 15% të nevojave të saj {11}. Gazprom-i i Rusisë njoftoi se në mars dërgoi miliona metra kub gaz natyror në BE përmes tubacioneve të Ukrainës së shkatërruar nga lufta, për të shuar etjen e aksionarëve të tyre kapitalistë. Chevron-i amerikan vazhdon të ngarkojë nga porti rus i Novorossiysk të Detit të Zi naftën që nxjerr në Kazakistan, e cila arrin atje përmes një tubacioni 1500 kilometra përmes territoreve të Kazakistanit dhe Rusisë. Nga ky tubacion “hidhen” në tregun botëror 2/3 e naftës së nxjerrë në Kazakistan.

Njëkohësisht, pavarësisht nga e ashtuquajtura "luftë e re e ftohtë" midis SHBA-ve dhe Kinës në vitin 2022, "tregtia midis SHBA-ve dhe Kinës arriti nivele-rekord, duke hedhur poshtë teoritë për shkëputjen e dy ekonomive. Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Tregtisë së SHBA-ve, tregtia dypalëshe arriti në 690,6 miliardë dollarë, ndërsa eksportet amerikane në Kinë shënuan rritje 2,4 miliardë dollarë në 153,8 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, importet e produkteve kineze në tregun amerikan u rritën me 31,8 miliardë dollarë, duke arritur në 536,8 miliardë dollarë. .” {12}.

Pyetja është e thjeshtë. Si mund të ndodhë që në një kohë kur zbatohen sanksionet ekonomike, kur shpenzimet ushtarake arrijnë shifra marramendëse, kur në Ukrainë po derdhet gjaku lum, kur palët e ndryshme të konfliktit tundin “kopaçen” e armëve bërthamore, kapitalistët e të dyja palëve po fitojnë me biznes të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të tretëve? Marksi tha për këto: «Kapitali lind i njomur nga koka gjer te këmbët në gjak dhe pisllëk... duke pikuar gjak nga çdo pore e tij... Me një fitim prej 10% ndihet i sigurt... me 20% bëhet i gjallë, në 50% ai bëhet pozitivisht i guximshëm, me 100% ai shkel të gjitha ligjet njerëzore, me 300% nuk ka asnjë krim që ai nuk rrezikon të mos ta bëj...» {13}.

PGA-ja fsheh me kujdesi të madhe se si në Kinë ashtu edhe në Rusi komandon e bëjnë klasat borgjeze dhe monopolet, të cilat bëjnë tregti por dhe përplasen me monopolet e SHBA-ve, BE-së dhe shteteve të tjera kapitaliste, si edhe me njëra-tjetrën. Pra, asnjëra nga palët e kësaj përplasjeje nuk janë... “pëllumba të pafajshëm”, siç na i paraqet PGA-ja, por të gjitha janë “gjakpirëse”. Kina madje sfidon drejtpërdrejt primatin e SHBA-ve në sistemin imperialist. Dhe siç ka treguar Lenini, ana e duhur e historisë, kur përplasen "grabitqarët" imperialistë, nuk është të zgjedhësh anën e "grabitqarit" më të dobët, që ai të zërë më pas vendin e më të fuqishmit. Ana e duhur e historisë është të zgjedhësh anën e popujve kundër kampit të kapitalistëve, të cilët herë përfitojnë nga paqja e herë nga lufta, duke mbytur në gjak klasën punëtore dhe popujt.

 

4. "Luftë e SHBA-ve me Ukrainën si përfaqësuese" apo luftë imperialiste?

Qasja e njëanshme e PGA-së se lufta në Ukrainë është një "luftë e SHBA-ve kundër Rusisë përmes përfaqësuesit të saj, Ukrainës", para së gjithash përpiqet të largojë vëmendjen nga pika kryesore: Dhe kështu kjo luftë është "përqendruar në ndarjen e mineraleve të pasura, Energjisë, tokës dhe fuqisë punëtore, tubacionet transportuese dhe rrjetet e mallrave, bazat gjeopolitike dhe pjesët e tregut" {14} dhe kryhet nga klasa borgjeze e Ukrainës, me aleate SHBA-të dhe NATO-n dhe Rusisë me aleatët e saj. Këto janë kriteret bazë që vërtetojnë se, karakteri i luftës është imperialist dhe zhvillohet për interesa të huaja nga ato të popujve.

Sigurisht që, sot është fakt i padiskutueshëm që SHBA-të përdorin Ukrainën si “majë shtize” kundër Rusisë kapitaliste, duke e rrethuar Rusinë me zgjerimin e NATO-s, me baza dhe armë të reja ushtarake. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), i ka luftuar të gjitha këto, ka votuar kundër tyre në Parlamentin grek, në Parlamentin Europian, komunistët ishin ata që në një vit të luftës imperialiste, kanë organizuar qindra protesta në porte, jashtë bazave të huaja ushtarake, në rrugë dhe hekurudha kundër SHBA – NATO – BE kundër planeve të tyre agresive imperialiste, kundër përfshirjes së Greqisë në luftë. Klasa borgjeze e Greqisë dhe shteti i saj arrestoi dhe zvarriti në gjykata për protesta anti-NATO anëtarë të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të KQ të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe jo anëtarët të organizatave inekzistente me emra fantastikë, që marrin pjesë nga Greqia në PGA.

Gjithashtu, është e vërtetë se pushtimi ushtarak i papranueshëm i Ukrainës nga Rusia, për interesa dhe plane strategjike të klasës borgjeze ruse, diçka që po ashtu e ka dënuar pa-mëdyshje Partia Komuniste e Greqisë (KKE), funksionon objektivisht si "airbag-u" i Kinës në konfliktin madhor të kësaj të fundit me SHBA-të për “skeptrat” në sistemin imperialist botëror.

Forcat politike të çdo shteti nuk janë të ndara, siç pretendon PGA-ja për shkak të luftës imperialiste, mes atyre që janë "pro-ruse" dhe atyre "pro-amerikane". Kjo është një ndarje e rremë, të cilën nuk e bën vetëm PGA-ja, por, më herët, për rezolutat në Takimin e 22-të të Partive Komuniste dhe Punëtore e ka bërë edhe Partia Komuniste e Federatës Ruse (PKFR) {15} dhe natyrisht në këtë mënyrë vepron edhe pala e përkrahësve të imperializmit euroatlantik. Kështu që, nëse pala e PGA-së dhe PKFR-së hedh akuza kundër Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për “anti-rusizëm”, në të njëjtën kohë “organi” gazetaresk informativ i BE-së, euobserver, akuzon Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për “pro-rusizëm” në bazë të votimeve të bëra në Parlamentin Europian{16}.

E vërteta, pra, është se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është e vendosur me kampin e klasës punëtore dhe të popujve, kundër kampit të klasave borgjeze, të shteteve dhe qeverive të tyre. Kjo është ajo që nuk e honepsën dot te PGA-ja, e cila me ekzistencën e saj vërteton atë që kemi shënuar në të kaluarën e afërt se, në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, ushtrohen presione që janë të lidhura me interesa shtetërore - gjeopolitike {17}, të cilat janë të huaja me parimet ideologjike dhe politike të lëvizjes komuniste revolucionare. Në këtë drejtim shfrytëzohet jo vetëm një “anti-imperializëm” bosh por dhe një “anti-fashizëm” i rremë dhe i zhveshur ku fashizmi është i shkëputur nga kapitalizmi, nga mitra që e lind atë dhe madje mbështesin përdorimin e një «antifashizmi» të tillë nga klasat borgjeze në shërbim të interesave të tyre në luftën imperialiste në Ukrainë.

 

Referencat

{1}. Shënim i Partisë Komuniste të Meksikës në SOLIDNET - http://www.solidnet.org/article/CP-of-Mexico-Nota-sobre-la-Reunion-en-Caracas-de-la-Plataforma-Mundial-Antiimperialista/

{2}. V.I. Lenin, «Imperializmi si faza më e lartë e kapitalizmit», Broshura për masat në shqip, Faqja-114, Shtëpia Botuese «8-Nëntori», Tiranë, 1979.

{3}. V. I. Lenin, «Katastrofa që na kanoset» Veprat në shqip, Vëllimi 25, faqet 423-424, Shtëpia Botuese Shtetërore e Letërsisë Politike, Tiranë, 1952.

{4}. V.I. Lenin, «Mbi parullën e Shteteve të Bashkuar të Evropës», Veprat në shqip, Vëllimi 21, Faqet 369, 371, 372, 373,  Shtëpia Botuese Shtetërore e Letërsisë Politike, Tiranë, 1952.

{5}. Komisioni Ideologjik i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE): «Disa të dhëna për ekonominë e Rusisë», revista «Inspektimi Komunist», Vëllimi 5-6, 2022.

{6}. «Kina si “anti-FMN”: Diplomacia e borxheve», «Οikonomikos tahidromos», 21/09/2022 https://www.ot.gr/2022/09/21/analyseis-2/i-kina-os-anti-dnt-i-diplomatia-ton-daneion/

{7}. «Shtetet me borxhet më të shumta ndaj Kinës», https://greenfdc.org/brief-chinas-role-in-public-external-debt-in-dssi-countries-and-the-belt-and-road-initiative-bri-in-2020/?cookie-state-change=1679500119696

{8}. «Këto janë shtetet me borxhet më të shumta ndaj Kinës» https://globelynews.com/world/top-countries-most-in-debt-to-china/

{9}. «Vetëm Biznes: Pse Kina shet obligacione shtetërore amerikane», https://iz.ru/1484989/dmitrii-migunov/tolko-biznes-pochemu-kitai-prodaet-amerikanskii-gosdolg

{10}. «Eksportet e karburantit bërthamor dhe teknologjisë ruse u rritën me më shumë se 20% vitin e kaluar». https://forbes.ua/ru/news/

{11}. «Franca bleu 153 ton uranium të pasur nga Rusia për termocentralet e saj bërthamore në vitin 2022», https://tass.ru/ekonomika/

{12}. Tregtia midis SHBA-ve dhe Kinës në nivele rekord - https://www.kathimerini.gr/economy/562269919/se-ypsi-rekor-to-emporio-anamesa-se-ipa-kai-kina/

{13}. K. Marks, “Kapitali”, vëll.1, f.785, Kapitali në Greqisht, Shtëpia Botuese, Sighroni Epohi, Athinë, 1978.

{14}. Vendimi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për luftën imperialiste në Ukrainë, - Shqip- https://inter.kke.gr/sq/articles/VENDIM-I-KOMITETIT-QENDROR-TE-PARTISE-KOMUNISTE-TE-GREQISE-PER-LUFTEN-IMPERIALISTE-NE-UKRAINE/

{15}. “Për luftën ideologjike-politike në Takimin e 22-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe “mashtrimi” për “anti-rusizëm” dhe “pro-rusizmin”, Gazeta Rizospastis, Organ i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dt.26-27/11/22. https://www.rizospastis.gr/story.do?id=11915448

{16}. “Të dhënat e votimit zbulojnë deputetë pro-rusë në Parlamentin Europian” https://euobserver.com/world/156762?utm_source=euobs&utm_medium=email

{17}. Dokumentet e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Qëndrimet e KQ të KKE, dt 20/12/16- shqip https://inter.kke.gr/export/sites/inter/.content/download/Theses_Sq.pdf

 

*Artikull i publikuar në gazetën «Pizospastis», Organ i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe në portalin www.902.gr, më 1 Prill, 2023