Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Qipro e bashkuar, e pavarur, me sovran popullin e saj

Intervistë e Thanasi Pafilit, anëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe deputet, në Megaone të Qipros

1. Nuk e shqetëson Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) fakti se vendimi juaj mund të ndikojë negativisht ndaj partisë së AKEL-it, me të cilën ju lidhin marrëdhënie të veçanta, dhe kjo në një kohë kur procesi i zgjidhjes së problemit të Qipros, e cila është mbështetur edhe nga AKEL-i, has refuzime nga shumë anë?

Qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) buron nga solidariteti i saj i thellë internacionalist ndaj klasës punëtore, ndaj shtresave popullore të Qipros, ndaj Grekoqipriotëve dhe Turkoqipriotëve, ndaj Armenëve, ndaj Maronitëve dhe Latinëve, dhe është në kundërshtim me interesat monopoliste të cilat promovojnë një plan të ri përçarës, për të vënë në dorë pa pengesa pasurinë natyrore. Udhëheqja e AKEL-it e cila ka bërë zgjedhjet e veta dhe përshtatja e saj me kontekstin qeveritar, presidencial, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve, të BE-së dhe sidomos të Britanisë, është e gabuar, është rrugë pa krye dhe çon në aventura të mëdha popullin qipriot.

2. AKEL-i, edhe pse nuk i injoron luftërat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), siç e përmend në deklaratën e saj, megjithatë, e bën të qartë ndaj Partisë Komuniste të Greqisë se "e ardhmja e Qipros është një çështje e Qipriotëve dhe ata do të vendosin më së fundi".

a) A nuk mendoni se në një fazë të tillë kritike të procesit, politika juaj e "rishikimit" ndoshta mund të çojë në dinamizëm situatë?

b) E merrni mesazhin e prerë, por të qartë që ju dërgon AKEL-i?

Fjalën e parë e ka populli i Qipros, që si në vitin 2004 duhet të refuzojë zgjidhjen e re për përçarje, por problemi është më kompleks. Më lejoni t'ju kujtoj se atëherë, në vitin 2004, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte e vetmja parti në Parlamentin grek që organizojë protesta kundër "Planit Anan" dhe nën presionin e tonë u shmang deklarata e përbashkët në favor të këtij plani, atë kohë në takimin që u bë nën Presidentin te Republikës së Greqisë.

Megjithatë, është e qartë se çështja e Qipros, që nga çasti që ajo është një problem ndërkombëtar i sulmit dhe pushtimit, i intereson edhe popujve të tjerë. Çdo zhvillim krijon akt të kryer edhe për popujt e tjerë. Për më tepër, siç ju është bërë e njohur, "zgjidhjet" e ndryshme, si p.sh ajo që parashkruhet në planin e Ananit, jo vetëm që nuk ishte i drejtë dhe jetik, por i ngatërronte në aventura të mëdha popujt e Greqisë dhe të Turqisë.

Aksi kryesor i qëndrimeve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mbetet dhe pasurohet, duke treguar me vendosmëri qëndrimin për një shtet dhe jo për dy shtete.

Qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) forcon luftën e popullit qipriot, në luftën e tij për një Qipro të bashkuar dhe të pavarur.

3. A mendoni se pozicioni juaj i ri politik mund të pranohet nga ana e Turkoqipriotëve që të eci procesi?

Sigurisht që mund të pranohet nga punëtorët Turkoqipriotë. Siç mundet ta dini, Partia Komuniste e Greqisë ndjek nga afër zhvillimet dhe mban qëndrim pas një studimi dhe me përgjegjësi ndaj problemit të Qipros. Në asnjë çast Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk mungojë të theksonte se problemi i Qipros është një problem ndërkombëtar i sulmit dhe i pushtimit të pjesës veriore të Qipros nga Turqia. Ajo ka vulën e ndërhyrjes së NATO-s dhe të planeve të përgjithshme imperialiste në rajon. Ka vulën e klasave borgjeze të Greqisë, Turqisë dhe Qipros, të nacionalistëve, të vetë sistemit kapitalist, që shkakton luftëra imperialiste. Ne, as një qime nuk u tërhoqëm nga qëndrimi për një Qipro të Bashkuar, të Pavarur, me Një Sovranitet të Vetëm, me një Shtetësi dhe Përfaqësi Ndërkombëtare, pa baza të huaja ushtarake, pa garantues dhe mbrojtës të huaj, me popullin sovran dhe pronar të vendit të vet. Të tjerët u tërhoqën dhe kërkojnë këtu e vite zgjidhje brenda BE-së, në shtete përbërëse dhe gjoja "ndihmën miqësore" të SHBA-ve dhe të Izraelit.

Ne si Parti Komuniste e Greqisë (KKE) kemi një kuptim të plotë se ç ‘është sot në interes të popullit. Ne besojmë se rrugëdalja gjendet në luftën kundër sistemit shfrytëzues, për pushtetin punëtor – popullor dhe socializimin (shoqërizimin) e pasurisë së tyre, për shkëputjen nga organizatat imperialiste, nga BE-ja , nga NATO, formimin e kushteve të marrëdhënieve ndërkombëtare, që do të mbështetet në përfitimin reciprok. Këto i përkasin çdo vendi edhe Qipros dhe popullit të saj, në mënyrë të qartë edhe Turkoqipriotëve. I përkasin në përgjithësi luftës së përbashkët të koordinuar të klasës punëtore dhe shtresat popullore në Greqi, në Qipro, në Turqi dhe në vendet e tjera të rajonit.

Tani në qoftë se ju karakterizoni "qëndrim të ri politik" heqjen dorë nga qëndrimi për Federatë me Dy-zona Dy-komunitete (FDD) , ne duhet të shënojmë se ne kemi këtu e dy vjet që ne nuk i referohemi këtij qëndrimi. D.m.th që atëherë, që u bë e qartë se ky term përdoret si alibi për një plan të ri përçarës dy shtetesh, për një "geto".  Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në mënyrë konsekuente ishte dhe është për një Qipro të Bashkuar (për një shtet, dhe jo për dy shtete), me vendosmëri lufton kundër nacionalizmit, dhe nuk mundet veç se të mbajë qëndrim kundër "dy- zonaleve" që në të dy "shtetet përbërëse", që riciklojnë përçarjen e popullit në baza etnike, gjuhësore, fetare dhe të shprehi nevojën për një organizim unik dhe të luftës së përbashkët të klasës punëtore, të shtresat popullore të Qipros, Grekoqipriotëve dhe Turkoqipriotëve, të Armenëve, Latinëve dhe Maronitëve, kundër klasës borgjeze, kundër BE-së dhe NATO-s.

4. A mendoni se janë të mundura këto që po propozoni për përfundimin e procesit të zgjidhjes së problemit të Qipros dhe ribashkimin e Qipros dhe të popullit të saj, sidomos duke marrë parasysh faktin e rritjes së flukseve të kolonizimit dhe të ndryshimit të popullsisë, të izolimit dhe të gjithnjë e në rritje varësisë së Turkoqipriotëve, si dhe ana e okupuar, nga Turqia dhe të aktit të kryer që krijohen në territorin qipriot?

Aq sa e rrezikshme është rritja e falsifikuar e euforisë se gjoja tani ekzistojnë kushtet që do të çojë në një zgjidhje të drejtë të problemit të Qipros, po aq e rrezikshme dhe e mizershme është dhe nënshtrimi i popullit në raportin aktuale negativ. Por, raportet janë për tu ndryshuar dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse popujt do të militojnë në bazë të interesave të tyre të përbashkëta klasore, në qoftë se përballen me monopolet dhe kapitalizmin. Nënshtrimi ndaj raportit negative të çon në "më ther o aga që të shenjtërohem".

5. Nuk pajtoheni me besimin e AKEL-it se "braktisja e Federatës Dy-zonale Dy-komunitetesh nuk çon në një shtet të bashkuar, por në përçarje që është shkatërruese për Qipron"? Nëse po, atëherë cila është alternativa?

Vendimi i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson se si me kalimin e kohës u formua Federata Dy-komunitetesh Dy- zonale, që sot na e shfaqin si "zemra" e zgjidhjes së problemit të Qipros. Aty theksohet se që nga dhjetëvjeçari i viteve ‘60, në mënyrë metodike dhe të hartuar, klasa borgjeze turke u përpoq për të krijuar akte të kryera për krijimin e dy shteteve, duke shfrytëzuar problemet e marrëveshjeve të Zyrihut - Londrës, qëndrimin për bashkimin e Qipros me Greqinë, aktivitetin e forcave nacionaliste, të së dy anëve, dhe aq më tepër grushtin e shtetit që u organizua në Qipro me përgjegjësi të juntës. Shënohet procesi i formimit të celulave dhe u transferuan Turkoqipriotë në zona të caktuara, për formimin e zonës territoriale turkoqipriote, ndërsa aspiratat turke përfunduan me sulmin dhe pushtimin, me "Atila 1" dhe "Atila 2" në Korrik dhe Gusht 1974 respektivisht. Pas pushtimit, shteti turk ka punuar sistematikisht për të kaluar qëndrimin për Federatë Dy-komunitare Dy-zonale dhe arriti që të përfshihej ky qëndrim - si një kompromis - në materialet e bisedimeve, si një bazë nga ana e tij, për zgjidhje përçarëse konfederale, dy shtetesh. Në vitin 1983 u shpall "Republika Turke e Qipros Veriore" dhe pseudo-shteti shfrytëzojë sërish aktin e kryer. Pra, çfarë na rezulton? Se në praktikë, një qëndrim taktike, një "kompromis i fund së fundit" i palës grekoqipriote, që çoi në qëndrimin e Federatës Dy-komunitetesh Dy-zonale, u kthye në një qëndrim parimor dhe themeli i zgjidhjes së problemit të Qipros dhe sot kjo shfrytëzohet që të ligjërohet sulmi dhe okupimi, me krijimin e dy shteteve përbërëse. Jeta është ajo që tregon se sa i dëmshëm është ky qëndrim që çon në përçarje popullin e Qipros, por edhe në ndërlikime popujt e Greqisë, Turqisë dhe të rajonit më gjerë. Zgjidhja e përçarjes duhet të braktiset, në interes të popullit dhe kundër planeve të SHBA-së, të BE-së, të klasave borgjeze dhe të monopoleve.

6. Nuk ju shqetëson fakti se qëndrimi juaj mund të shfrytëzohet, pasi sipas AKEL-it, "disa në Qipro që gjer dje e shanin përditë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) tani me vonesë e kanë "dashuruar" për shkak të ndryshimit të qëndrimit të saj në problemin e Qipros"?

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka një histori 100 vjeçare, nuk është e djeshme në politikë. Ajo vjen nga larg, nga luftëra të vështira dhe të përgjakshme, dhe i vazhdon edhe sot, në kushtet bashkohore, me "busull" të saj zhvillimin e luftës së klasave, interesat popullore, të ndërtimit të një shoqërie pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, të socializmit - komunizmit. Kundërshtojmë pjesëmarrjen e Partive Komuniste në qeveritë borgjeze, në menaxhimin e barbarisë kapitaliste dhe luftojmë për të përmbysur këtë sistem. Tani, nëse disa thonë se "dashuruan Partinë Komuniste të Greqisë (KKE)", por mbështesin kapitalizmin, BE-në dhe NATO-n, të cilat i lufton Partia Komuniste e Greqisë (KKE), është e qartë se ata e bëjnë këtë për arsyet e tyre. Si dhe ata që deklarojnë se kanë në "zemrat e tyre të rrënjosura Partinë Komuniste të Greqisë (KKE)", por që mbështetën SYRIZA-n dhe qeverinë e saj, që zbaton politikat më brutale dhe antipopullore që ka parë ndonjëherë Greqia në vitet e fundit.

Ne kemi besim tek popujt, në kriterin e tyre politik, në përvojën e tyre, që në fund "do ti tregojë çdo kujt se ku e kanë vendin" dhe do ta ndajnë "shapin nga sheqeri".  

 

03.11.2016