Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Takim i Dh. Kucuba me Presidentin e Republikës së Qipros

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba u takua të Enjten më 17 Nëntor me Presidentin e Qipros Niko Anastasiadhi. Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) bëri deklaratën e mëposhtme:

"Ne shprehëm shqetësimin e madh dhe njëkohësisht kundërshtimin tonë ndaj zgjidhjes së përçarjes, konfederale të çështjes së Qipros, e cila nuk do të bashkojë, por në të kundërt  e ndan popullin qipriot.

Në të njëjtën kohë shprehëm qëndrimet e përhershme të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të Qipros, për një shtet të vetëm, që do të thotë një shtet dhe jo dy shtete, atdhe të përbashkët për Grekoqipriotët, Turkoqipriotët, Maronitët, Armenët dhe Latinët, pa baza ushtarake të huaja, britanike ose të tjera, pa garantues dhe mbrojtës, me një sovranitet, me një shtetësi të vetme, dhe një personalitet të vetëm ndërkombëtar, kjo do të thotë një shtet.

Dhe nga ky këndvështrim ne kemi shprehur solidaritetin tonë me popullin qipriot, në luftën e drejtë, por të vështirë që ai jep në këtë periudhë, në mënyrë që përfundimisht të bëhet zoti i vërtet në vendin e tij. " 

 

17.11.2016