Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 Maj 2025

Mbani lart flamurin e luftës - Asnjë sakrificë për fitimet dhe luftërat e kapitalit

1 Maji, dita Punëtorëve, dita që simbolizon luftën e punëtorëve në të gjithë botën për të zhdukur shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, u nderua nga mijëra grevistë në Athinë dhe dhjetëra qytete të tjera në të gjithë Greqinë me tubimet e tyre masive të grevës.

Punëtorë nga dhjetëra sektorë dhe vende pune, si edhe studentë, nxënës, të vetëpunësuar dhe gra, u takuan në tubimet e grevës, duke e bërë të qartë se ata zgjedhin jetën, të drejtat dhe nevojat e tyre kundër fitimeve që bazohen në shfrytëzim, varfëri, barbari dhe luftë.

Nga tubimi i grevës së 1 Majit në Sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën e mëposhtme:

«Ky sistem i kalbur, ky shtet i korruptuar i pakicës dhe aleancat ndërkombëtare të imperialistëve janë armiqësore ndaj popullit. Ato nuk mund të bëhen më njerëzore, por do të përkeqësohen vazhdimisht. Shpresa qëndron në luftën për të përmbysur të gjitha këto. Klasa punëtore, populli, mund t'i kthejnë gjërat përmbys, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë. Dilema e sotme, dilema e vërtetë e epokës sonë, është socializëm apo barbarizëm. Gëzuar 1 Majin.»



Athens

 

Piraeus

 

 

Thessaloniki

 

 

Patras

 

Larissa

 

 

Ioannina

 

 

02.05.2025