Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E KOMITETIT QENDROR PËR 100-VJETORIN E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vjen nga shumë larg dhe shkon shumë më larg,

sepse çështja e proletariat, komunizmi,

është gjeja më njerëzore gjithëpërfshirëse,

më e thella, më e gjera».

(Nga Programi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) )

A. PARTIA KOMUNISTE E GREQISË, DUKE PLOTËSUAR NJË SHEKULL JETE MBETET E RE, UDHËHEQËSJA REVOLUCIONARE PËR SOCIALIZMIN - KOMUNIZMIN

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) plotëson sivjet një shekull luftërash dhe sakrificash, duke mbetur realisht e vetmja parti e re e shoqërisë greke, sepse është e vetmja parti që lufton për zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Ajo u krijua gjatë një epoke ku zjarri i Revolucionit Socialist të Tetorit 1917 i dha një hov lëvizjes revolucionare punëtore në botë si dhe në Greqi.

Me krijimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), klasa jonë punëtore pati për herë të parë partinë e vet në vendin tonë. Që prej ditës së parë që u krijua, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton me këmbëngulje për të ardhmen e vetme progresiste për njerëzimin, që klasa punëtore dhe shtresat popullore të shpëtojnë nga vuajtjet dhe shfrytëzimi, nga shtypjet, nga varfëria dhe papunësia, nga dhuna dhe shtypja shtetërore, nga luftërat.

Lufton për zhdukjen e çdo lloj forme të shfrytëzimit dhe të shtypjes, për një organizim të ri të shoqërisë, me pronë shoqërore mbi mjetet e prodhimit, mbi tokën, me planifikim shkencor të centralizuar/qendror të ekonomisë, me pjesëmarrjen aktive të punëtorëve gjatë organizimit dhe drejtimit te prodhimit shoqëror.

Lufton për socializmin - komunizmin, për të vetmen shoqëri ku mund të garantojë punë për të gjithë dhe të gjitha, në bazë të specializimit të tyre, me një kohë me të vërtetë të lirë, ku mund të shijohen; shërbime shoqërore falas dhe me cilësi të lartë si Shëndetësia dhe Arsimi, aktivitete kulturore, strehim popullor, pushime dhe përgjithësisht një nivel më i lartë jetese, pjesëmarrje kompetente tek të gjitha organet e drejtimit dhe kontrollit në të gjitha nivelet e shtetit punëtor.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbajti lart dhe me vendosmëri flamurin e socializmit - komunizmit, akoma dhe atëherë kur po kulmonte përmbysja kundërrevolucionare në Bashkimin Sovjetik, dhe në shtetet e tjera socialiste.

Kishte përfituar përgjithësisht kriterin e nevojshëm klasor e si rrjedhojë u përball me antikomunizmin, me oportunizmin që u shfaq brenda dhe jashtë vendit nga «perestrojka», leva e kundërrevolucionit, si gjoja levë progresi, si gjoja rinovim socialist.

U përball me apologjistët borgjezë dhe oportunistë të sistemit kapitalist, të cilët predikonin se i erdhi «fundi i Historisë», fundi i luftës së klasave. Vuri në dukje se askush nuk mundet që të ndalojë rrugëtimin e luftës revolucionare klasore në kuadrin e zhvillimit historik drejt socializmit - komunizmit.

Vuri në dukje se socializmi, shkalla e papjekur e komunizmit, mbetet i nevojshëm, koherent, shpresëdhënës. Nxori në dritë faktin se domosdoshmëria e tij nuk varet prej raportit/korrelacionit të luftës klasore në një shtet ose në gjithë botën, faktor ky pa dyshim vendimtar, se kur do mund të kryhet revolucioni socialist, me çfarë kushtesh mund të fitojë në një shtet ose një grup shtetesh.

Nxori në pah se si klasa punëtore, që është krijuesja e çdo produkti shoqëror, është e vetmja forcë shoqërore e aftë që mund organizojë ekonominë dhe shoqërinë me qëllim plotësimin e nevojave sociale që janë vazhdimisht në rritje. Është ajo klasë që është e aftë të llogariti me saktësi dhe të sigurojë përmbushjen e interesave të shtresave popullore të qytetit dhe të fshatit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke besuar pa asnjë lëkundje tek e drejta dhe mundësia e klasës punëtore për të njohur dhe për të ndryshuar botën, lufton që nga çasti që u krijua, që klasa punëtore në kuadër të betejave të përditshme klasore të përgatitet për t’u bërë ajo forca udhëheqëse e ndërtimit socialist. Kërkon dhe lufton që të zhvillohen njohuritë shkencore të punëtorëve dhe punëtoreve, aftësitë e tyre fizike dhe shpirtërore, për ngritjen e tyre kulturore dhe për lulëzimin e kriterit të tyre shqisor. Thekson rëndësinë dhe kontribuon që klasa punëtore të përdorë librin, teknologjitë e reja, internetit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) tregoi dhe vazhdon të tregojë kalbjen e kapitalizmit, ngecjen në vend dhe krizat që sjell në krahasim me përparimin që do të vinte, nëse zhdukej pronësia kapitaliste dhe qëllimi për fitim nga ana e tij.

Mbi të gjitha, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndriçojë me qëndrimin dhe aktivitetin e saj se e vetmja rrugë qe çon drejt çlirimit shoqëror është rruga e revolucionit socialist, e kryengritjes së organizuar dhe të planifikuar për sulmin e klasës punëtore dhe të aleatëve të saj shoqëror për përmbysjen e pushtetit që mban klasa kapitaliste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton çdo ditë për zhvillimin e faktorit subjektiv (lëvizje punëtore, aleanca e tyre me pjesët popullore të shtresave të mesme), në mënyrë që gjatë kohës së lëkundjeve të pushtetit kapitalist, t’i  dalë për zot detyrës së saj si forca udhëheqëse e revolucionit ngadhënjimtar socialist. Jep beteja të përditshme që ti japë të drejtë me vepra rolit të saj si pararoja largpamëse, por dhe si organizatorja e luftës për përmbysjen rrënjësore revolucionare të barbarizmit kapitalist, për ndërtimin e socializmit - komunizmit.

B. NJË SHEKULL LUFTËRASH DHE SAKRIFICASH ËSHTË UDHËTIMI HISTORIK I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) DERI MË SOT

1.Stuhia revolucionare që u ngrit nga Revolucioni Socialist i Tetorit e përshpejë krijimin e Partisë Punëtore Socialiste të Greqisë (SEKE), më datë 17 Nëntor 1918 në qytetin e Pireut të Greqisë. Për herë të parë u vendos mbi një bazë shkencore çështja që klasa punëtore të luftojë për përmbysjen e shoqërisë kapitaliste, në favor të shoqërisë komuniste.

Vitet e para ishin vite të vështira, të një pjekurie progresive dhe me periudha vendimtare të ndryshimit të emrit të SEKE në KKE (Kongresi i III-të Urgjent, më 26 Nëntor - 3 Dhjetor 1924), vendosjen e gazetës «Rizospastis» si Organ të K.Q. (1 Gusht 1921), krijimi i Federatës së Rinive Komuniste të Greqisë «OKNE» (nga fundi i Dhjetorit 1922) dhe i Ndihmës Punëtore të Greqisë (28 Nëntor - 5 Dhjetor 1924).

Luftoi kundër pikëpamjeve likvintariste-përçarëse dhe më pas të atyre trockiste, duke hedhur hapa drejt vendosjes së karakteristikave revolucionare të Partisë së Tipit të Ri, me pranimin e demokracisë së centralizuar si parim i organizimit dhe funksionimit kolektiv të saj, me kombinimin e punës legale dhe asaj ilegale, të vigjilencës ndaj veprimeve të armikut klasor.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që nga krijimi i saj, u përpoq me përkushtim që të nxirrte në pah rolin historik të klasës punëtore, mundësinë që ka si klasë revolucionare, që të marrë dhe të ushtrojë pushtetin e tij. U përballë me partitë borgjeze që e duan të nënshtruar, të manipuluar, që tu lutej vazhdimisht për disa thërrime që do të binin nga tryeza e fitimeve kapitaliste, e duan që ta derdhë gjakun e saj për interesat dhe antagonizmat e imperialistëve.

Në radhët e saj bashkoi punëtorë militant dhe progresist, por edhe intelektualë, iu drejtua me besim grave punëtore, të rinjve dhe të rejave të familjeve punëtore dhe popullore. Me anëtarët dhe influencën e saj organizoi dhe mbështeti beteja të ashpra ku kërkohej 8-orarshi, kushtet e punës, rrogat, dita e punës, të drejtat e gruas, mbrojtjen e fëmijëve, Shëndetin dhe Arsimin publik. Një nga synimet e para, që nga themelimi i SEKE, ishte ndarja e shtetit nga Kisha, njohja e fëmijëve që lindin jashtë martese etj.

Fitojë lidhje të forta me klasën punëtore, sepse, duke shprehur vazhdimisht interesat historike të saj, doli përpara në çdo betejë për synimin e tyre, sepse ishte protagoniste në organizimin e lëvizjes punëtore - sindikaliste çdo ditë dhe në të gjitha periudhat kritike të Historisë. Pa këto lidhje të çelikosura, nuk do të ishte në gjendje të përballonte goditjet e vazhdueshme dhe persekutimet e klasës borgjeze që kishte për qëllim të dobësonte karakterin revolucionar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ta izolonte atë apo dhe ta shpërbënte.

Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) tregoi mënyrën dhe domosdoshmërinë e aleancës me shtresat popullore të qytetit dhe të fshatit, me të vetë-punësuarit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, veçanërisht me bujqit e vegjël dhe të mesëm të cilët për shumë vite ishin pjesa më të madhe në Greqi, me synim që lufta e tyre e përbashkët kundër kundërshtarit të përbashkët, kapitalit, të çojë në përmbushjen e misionit historik të klasës punëtore dhe të interesit objektiv të tyre për t'u bashkuar me prodhimin direkt shoqëror.

 

2. Gjatë gjithë rrugëtimit të saj historik, pavarësisht nga dobësitë dhe gabimet e saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kurrë nuk e uli kokën ndaj kundërshtarit të vërtetë, pushtetit të kapitalit. Luftonte dhe lufton kundër të gjitha formave të diktaturës së kapitalit, duke përdorur çdo formë të luftës, si në kushtet kohëgjate të ilegalitetit ashtu dhe në kushtet kohëgjate të legalitetit, në kontekstin e demokracisë parlamentare borgjeze apo edhe kur ky kontest pezullohej, sipas nevojave të sistemit borgjez. Ajo ka qenë gjithmonë një Parti e veprimit militant, me rrënjë të thella në klasën punëtore dhe më në përgjithësi në shtresat popullore, me përkushtim ndaj luftës për socializëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u krijua në një vend që paraqiste një zhvillim të vonuar në zhvillimin dhe përqendrimin e klasës punëtore në krahasim me vendet që ishin djepi i lëvizjes punëtore revolucionare, komuniste. Gjithashtu ishte e vonuar shpërndarja në gjuhën greke e veprave dhe punimeve themelore të komunizmit shkencor. Megjithatë, që në vitet e para Partia filloi përpjekjet për përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe popullarizimin e veprave themelore të botëkuptimit komunist marksist-leninist. Forcat e saj, gjithashtu kanë kontribuar me vendosmëri në krijimin kulturor dhe në çështjet e përmirësimit thelbësor të arsimit në Greqi.

Nëpërmjet botimit të gazetës «Rizospasti» dhe të «Inspektimit Komunist» (Janar 1921), si Organet i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nxori në dritë çështjet e shfrytëzimit kapitalist në Greqi, të rolit pioniere të klasës punëtore dhe të domosdoshmërisë historike të revolucionit socialist.

Kundërluftojë obskurantizmin, paragjykimet, teoritë dhe praktikat kundër gruas, disfatizmin, fatalizmin dhe atomizmin, theksoi rëndësinë e solidaritet punëtor - popullor.

Në kushte të luftës së mprehtë brenda partisë për orientimin revolucionar të saj, kontribuojë me vendosmëri në zbulimin e natyrës së luftërave imperialiste dhe në përpjekjet e para kërkimore për qasjen marksiste të Historisë greke, e cila ishte me të vërtetë diçka pioniere në kohën e tyre.

Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të saj të shumëtrazuar heroike dhe historike, pavarësisht nga disa procese problematike strategjike në periudha të ndryshme, PK e Greqisë (KKE) u përpoq të luajë rolin e saj si organi politik i unitetit dialektik të teorisë revolucionare dhe të praktikës politike revolucionare.

Ajo theksoi kapacitetin e madh të rezervave të prodhimit në vend që nuk shfrytëzoheshin, në të kundërt me teorinë borgjez të "Greqisë së varfër që lyp thërrime buke", zbuloi karakterin e aleancave imperialistë, në të cilën merrte pjesë klasa borgjeze e brendshme. Zbuloi karakterin kapitalist të shtetit, diktaturën e kapitalit në Greqi me ose pa mbret, me parlamentarizëm apo me pezullimin e përkohshëm të tij me formën e diktaturës ushtarake, etj.

 

3. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështeti në mënyrë të vazhdueshme dhe militante shtetin e parë të pushteti punëtor në Historinë botërore, Rusinë Sovjetike dhe pastaj BRSS-në. Që nga themelimi i saj, luftojë kundër politikës borgjeze greke të anti-sovietizmit, e cila u shprehur me shumë forma nga klasa borgjeze e Greqisë, si p.sh me pjesëmarrjen greke në pushtimin e 14 shteteve në Ukrainë në vitin 1919. Në mbrojtje të BRSS-së dhe në përgjithësi të ndërtimit socialist në shekullin e 20-të, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dallojë çështjen kryesore: luftën e shoqërisë së re, socialiste - komuniste, kundër shoqërisë së vjetër, kapitaliste, dhe për këtë arsye ajo luftojë e palëkundur dhe mënyrë kosistente antikomunizmin dhe anti-sovietizmin e forcave politike borgjeze dhe të rrymës oportuniste brenda në lëvizjen punëtore, luftoi reformizmin dhe luftën vetëm për interesa individuale të disa grupeve.

Që nga vitet e saj të para, dënoi fushatën e ushtrisë greke në Azinë e Vogël, strategjinë borgjeze së "Idesë së Madhe" (megalidesë) që i shërbente aspiratave imperialiste të klasës borgjeze greke në krah të shteteve të fuqishme kapitaliste të Antantës, të Britanisë dhe Francës. Zbulojë në kohën e duhur tek populli rrezikun e një lufte të madhe imperialiste në dekadën e viteve 30-të. Ky qëndrim ishte një nga qëndrimet që stigmatizuan që nga vitet e para qëndrimin internacional të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Luftonte dhe lufton kundër rrymave borgjeze të nacionalizmit dhe kozmopolitizmit, të cilat përbëjnë dy anët të së njëjtën monedhë reaksionare politike. Zbulonte dhe zbulon qëllimet e vizioneve borgjeze, që përpiqen ta lidhin klasën punëtore pas synimeve të strategjisë borgjeze në çdo vend, që të përçajnë në bazë të kontradiktave midis qendrave imperialiste. Kundërshtojë linjën borgjeze që thoshte "Ne i përkasim Perëndimit" dhe më vonë teoritë mikroborgjeze të kontradiktave midis "Metropolit - Fshatit", "Veriut - Jugut" etj.

Një vite e gjysmë pas themelimit të saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mori pjesë në Konferencën e Themelimit të Federatës Komuniste Ballkanike. Ajo gjithashtu vendosi të thyej marrëdhëniet e saj me Internacionales së II-të (1919), për t'u bashkuar me Internacionalen e III-të (1920) dhe në një rrugë për të përfunduar integrimin e saj në të, si Seksioni Grek i Internacionales Komuniste (IK-së) (nga fundi i vitit 1924). Vazhdimisht ka shprehur në mënyrë konsekuente solidaritetin e saj me luftërat e klasës punëtore në shkallë ndërkombëtare, ndaj popujve që luftonin për çlirimin e tyre kombëtar, për socializmin. Në fazat kritike dhe të vështirë të luftës së saj, Partia ka gëzuar mbështetjen e Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste. Pjesëmarrja e Partisë në Internacionalen Komuniste, përveç kontributin të saj pozitiv, ndikoi ndjeshëm në formimin -përmes një proces kontradiktor- të konceptit strategjik që vinte si synim një pushtet të ndërmjetëm të tipit kalimtar për të shkuar drejt pushtetit socialist. Shkaqet e këtij procesi -i cili vërteton se nuk u përvetësua dhe nuk dominoi përvoja pozitive e Revolucionit të Tetorit- sigurisht që kërkon një studim më të thellë dhe të hollësishëm, të cilën ne si Parti e vazhdojmë.

 

4. Të gjitha hapat e mëdha, jo vetëm për organizimin sindikalist të klasës punëtore në Greqi, por kryesisht për konsolidimin e orientimit klasor të lëvizjes punëtore, janë të lidhura me kontributin historik të PK të Greqisë (KKE). Ajo kundërshtojë në praktikë përçarjen e klasës punëtore në bazë të fesë, etnisë, gjinisë dhe luftojë për bashkimin e klasës punëtore kundër armikut klasor. Luftojë fatalizmin dhe disfatizmin që ishte diçka e dhënë brenda sektorëve të refugjatëve, e cila ishte gjaku i ri në lëvizjen punëtore në Greqi para Luftës së Dytë Botërore. Luftojë linjën sindikaliste të punëdhënësve dhe të reformistëve në lëvizje, duke përdorur formën e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë për Bashkim (GSSE e Bashkuar). Betejat kryesore të kësaj periudhe ishin grevat dhe tubimet heroike të Majit 1936 në Selanik. Në luftën e shumëllojshme të PK të Greqisë (KKE) morën pjesë dhe kanë kontribuar në mënyrë të veçantë forcat e Federatës së Rinive Komuniste të Greqisë (OKNE).

Gjatë gjithë periudhës së Mesluftës, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) luftojë heroikisht kundër mekanizmave represive të shtetit borgjez dhe të punëdhënësve kapitalist, "Statutin" e El. Venizelosit dhe në përgjithësi persekutimet, sulmet vrastare, burgimet dhe internimet. Filloi përgatitjen e popullit kundër luftës së afërt imperialiste, duke e kombinuar atë me luftën kundër nacionalizmit dhe mbrojtjen e punëtorëve, fshatarëve, pretendimet e të rinjve, kundër pabarazisë së gruas.

Në atë kohë, ku ende lufta për pagat kishte të vdekur, të plagosur dhe të burgosur, Partia ngriti Organizata dhe rriti ndikimin dhe pasqyrimin e saj në sindikatat e shumë sektorëve, të tilla si tëk punëtorët e duhanit, të rrobaqepësisë, tek punëtorët detarë.

Konfrontimi i forcave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me linjën e bashkëpunimit dhe kompromisin klasor ishte e vazhdueshme, pavarësisht nga mangësitë që u krijuan nga taktika e saj për trajtimin e forcave socialdemokrate.

Nëpërmjet radhëve të saj dolën në mënyrë masive heronj dhe heroina, ata që kaluan në histori, dhe shumë të tjerë që mbetën të panjohur, të cilët nuk hezituan për të dhënë edhe jetën e tyre, t'i bëjnë ballë torturave, me vetëmohim dhe ndërgjegje të përgjegjësisë ndaj klasës punëtore dhe shtresave popullore.

Diktatura Metaksa (4 Gusht 1936), e cila shërbeu për blindimin e pushtetit të klasës borgjeze, tregoi një mllef të veçantë kundër Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me përndjekje të gjera, vrasje të kuadrove të saj dhe me metoda të reja torture dhe detyrimi për të nënshkruar deklarata pendimi, me provokacione për themelim të "KQ" të PK së Greqisë (KKE) në kushte burgimi dhe izolimi të Sekretarit të Përgjithshëm të saj Niko Zahariadhi dhe të shumë anëtarëve të Byrosë Politike dhe të KQ.

 

5. Fillimi i Luftës së Dytë imperialiste Botërore dhe me pjesëmarrjen e Greqisë në të me nisjen e luftës italo-greke (28 Tetor 1940) e gjeti Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) të goditur rëndë nga diktatura Metaksa. Megjithatë, u bë përpjekje që nga momenti i parë që Partia të ndërhyjë, për të dhënë drejtimin e luftës së popullit kundër pushtimit të huaj, me tre letrat e Niko Zahariadhit. Sigurisht, që kjo përpjekje nuk ishte e pa ndikuar dhe nga kontradiktat dhe problemet që kishte strategjia e Internacionales Komuniste në atë kohë në lidhje me natyrën e luftës dhe lidhjen e luftës kundër luftës imperialiste me luftën për të përmbysur pushtetin e kapitalit.

Në periudhën e pushtimit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) arriti të rindërtojë Organizatat e saj, të bëhet protagoniste në luftën masive politike dhe të armatosur nacionalçlirimtare, me themelimin e E.A.M-it (Frontit Nacional-Çlirimtar) dhe të E.L.A.S-it (Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Greqisë), të E.P.O.N-it (Organizatës së Bashkuar Mbargreke e të Rinjve), të Solidaritetit Punëtor, të organizatës O.P.L.A (Organizata e Ruajtjes së Luftës Popullore), dhe organizata që lindën nga gjiri i popullit në pjesën e Greqisë së Lirë dhe kështu u dallua si forca udhëheqëse politike dhe “dhuruese gjaku” për luftën. Ajo dha betejën titanike kundër urisë dhe mobilizimit, ndryshe nga partitë borgjeze dhe udhëheqësit e tyre që ja mbathën jashtë shtetit, ndërsa një pjesë e tyre mbeti duke bashkëpunuar me pushtuesin.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), nën ndikimin e linjës strategjike të Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste (p.sh. Kongresi i 7-të i Internacionales Komuniste) dhe të strategjisë që kishte përpunuar në vitin 1934 (plenumi i 6-të) dhe në vitin 1935 (Kongresi i 6-të), nuk ishte në gjendje të lidhte në praktikë luftën heroike nacionalçlirimtare me marrjen e pushteti nga punëtorët, dhe si rezultat të mos mundësh që të përgjigjej në kushtet e situatës revolucionare në Greqi gjatë çlirimit. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), para Çlirimit, kishte pranuar kompromise, me përfshirjen e ELAS-it në Shtabin Britanik në Lindjen e Mesme dhe me marrëveshjet e Libanit dhe Kasertës. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe EAM-i morën pjesë me ministra në krijimin e qeverisë "së unitetit kombëtar", në periudhën Shtator-Dhjetor 1944. Megjithatë, konflikti ishte i pashmangshëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) refuzoi të pranojë kushtet dhe dhunën që imponoi "qeveria e unitetit kombëtar" (e Libanit). Ajo zgjodhi të japë luftën e madhe të 33 ditëve në Dhjetor të vitit 1944, kundër klasës borgjeze dhe Britanisë së Madhe, e cili ndërhyri me ftesën e J. Papandreut dhe me qëllim të shtypi lëvizjen e EAM-it dhe të PK së Greqisë (KKE).

Edhe pse ajo kishte nënshkruar marrëveshjen Varkizës (Shkurt 1945), së fundmi nuk i’u nënshtrua dhe organizoi luftën e armatosur popullore tre-vjeçare të DSE (1946-1949) (Ushtrisë Demokratike të Greqisë). Kjo luftë e lavdishme trevjeçare shprehte interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë kundër interesave të shfrytëzuesve dhe shtypësve të tyre dhe përbërën shpalljen kryesore të luftës së klasave në Greqi gjatë shekullit të 20-të.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) u përballë me klasën borgjeze vendase si dhe me të gjitha forcat politike të saj ( "të djathta" dhe të "Qendrës"), me shtetin e tyre dhe forcat e tyre aleate, shtetet kapitaliste të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-ve. Pa fuqizimin/përkrahjen ushtarake, ekonomike dhe politike të këtyre të fundit, klasa borgjeze në Greqi nuk do të mundte të fitonte.

Të ballafaquar me dilemën "të nënshtruar apo organizim të luftës dhe kundërsulm", lëvizja popullore zgjodhi rrugën e dytë. Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) është prova më e qartë e cila vërteton se kontradiktat shoqërore nuk mundet të nxënë brenda opsioneve ideologjike të së ashtuquajturave "unitetit kombëtar" apo të heqjes së kontradiktave-ndarjeve klasore. Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) shpëtoi nderin e popullit dhe të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 

6. Në dekadën e viteve 50-të, pas humbjes dhe tërheqjes së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u gjend në kushte të ilegalitetit, e përballur me krimet e organizuara nga shteti borgjez dhe partitë e tij. Dhjetëra mijëra komunistë, militantë u gjendën refugjatë politikë, në persekutime dhe në burgje, të pamposhtur u përballën me dënimet me pushkatimet apo me varjet.

Përpara Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shtrohej detyra për të kombinuar punën legale dhe ilegale për të rindërtuar lëvizjen punëtore - popullore. Opsionet që ekzistonin në Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, efektet e tyre në Parti, në kushtet e humbjes së lëvizjes dhe të ilegalitetit, çuan në një zhvillim me shkarje. Akte kryesore ishin: Vendimet e Plenumit të 6-të të vitit 1956 - i cili në thelb dënoi zgjedhjen e luftës së armatosur nga viti 1946 deri në vitin 1949 dhe çoi në kompromis luftën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me klasën borgjeze -si dhe Vendimet e Plenumit të 8-të të vitit 1958, me në krye gabimin themelor Vendimin për shpërbërjen e Organizatave Ilegale të saj në Greqi dhe kalimin e anëtarëve të Partisë me të Majtën e Bashkuar Demokratike (EDA).

Kontributi i së Majtës së Bashkuar Demokratike (EDA) si një forcë socialdemokrate -në fillim si aleancë dhe pastaj si një parti e vetme- në zhvillimin e lëvizjeve punëtore, bujqësore, popullore, të luftërave studentore dhe të nxënësve në asnjë mënyrë nuk e kompensuan humbjen e pavarësisë ideologjike, politike dhe organizative të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Këto Vendime nuk i shërbyen nevojës për krijimin e një aleance sociale - shoqërore për të luftuar, e cila të drejtohej kundër armikut të vërtetë, klasës borgjeze, partive të saj, aleatëve të tyre imperialistë.

Pas luftës, në kushte shumë të rënda të ilegalitetit dhe pavarësisht nga devijimet dhe dobësitë ekzistuese ideologjike - politike dhe organizative, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kundërshtoi hyrjen e Greqisë në aleancën imperialiste të NATO-s si dhe instalimin e bazave ushtarake të SHBA-ve në Greqi. Zbuloi rolin e tyre të rrezikshëm dhe e kundërshtoi fuqimisht pjesëmarrjen e Greqisë në fushatën imperialiste kundër Koresë.

Gjithashtu, në kohë të shpejtë zbuloi karakterin Komunitetit Ekonomik Europian (KEE) si një aleancë imperialiste dhe ndikojë me vendosmëri në qëndrimet e së Majtës së Bashkuar Demokratike (EDA) kundër anëtarësimit të Greqisë, e cila u përqendrua me karakterizimin e KEE-së si «gropë e luanëve».

 

7. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që në ditën e parë të imponimit të diktaturës  7-vjeçare ushtarake (1967-1974), luftoi, vuri si qëllim përmbysjen e saj. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte e vetmja parti që nuk ia korrespondonte përmbysjen e juntës ushtarake faktorit imperialist, apo ekskluzivisht forcave politike borgjeze, por luftës së organizuar anti-diktatoriale nga poshtë si një kryengritje popullore, pa e përjashtuar edhe nevojën e konfrontimit të armatosur. Forcat e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) ishin protagoniste në organizimin anti-diktatorial me në krye kontributin e tyre në okupimin e Universitetit të Juridikut dhe në kryengritjen e Politeknikut më muajin Nëntor 1973.

Pavarësisht nga shpërbërja e Organizatave Partiake të saj dhe shpërndarjen e kohëzgjatur të anëtarëve të partisë në të Majtën e Bashkuar Demokratike (EDA), Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kishte rrënjë të forta në shoqërinë greke, me trashëgimi hulumtimin e marksizëm - leninizmit si botëkuptim të saj, internacionalizmin proletar dhe domosdoshmërinë e luftës për socializëm.

Një ngjarje me vlera të larta historike në rrugën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ishte Plenumi i 12-të i gjerë (1968), në të cilin u gjykua vazhdimësia e saj historike, me dënimin e grupit oportunist, që kërkonte të pushonte së ekzistuari si Parti punëtore revolucionare e Tipit të Ri.

Në vazhdim, nga Vendimet më të rëndësishme ishte krijimi i Organizatave të Partisë në Greqi, në mënyrë që të rivendosej pavarësia organizative e PK të Greqisë (KKE) dhe e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në vitin 1968. Falë këtyre Vendimeve, PK e Greqisë (KKE) dhe RK e Greqisë (KNE) mundën të bëheshin shpirti i luftës anti-diktatoriale, e cila e kërkojë edhe një herë vetëpohimin, heroizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të anëtarëve dhe kuadrove të saj.

Kongresi i 9-të Vendosi disa ndryshime pozitive dhe korrigjime të vlerësimeve, në lidhje me njohjen e gabimit themelor të heqjes së Organizatave të Partisë. Por, megjithatë, ky Kongres e la të paprekur strategjinë e "procesit të dy fazave unike revolucionare", si dhe nuk mundi të vlerësonte saktë zhvillimin e kapitalizmit grek dhe pozicionin e Greqisë në sistemin kapitalist ndërkombëtar.

Përpjekja e PK të Greqisë (KKE) për të studiuar zhvillimet, të planifikojë dhe të zbatojë me efektivitet një strategji revolucionare, u vendos në sajë të koncepteve përkatëse strategjike të Internacionales Komuniste dhe pastaj të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, ndaj të cilës Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte pjesa e pandarë dhe korrekte e saj.

Shfaqja e kritereve të gabuara, për periudha të gjata, në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, për përcaktimin e natyrës së revolucionit, si niveli më i ulët i zhvillimit të forcave prodhuese të një vendi kapitalist (dhe superioriteti sasior i bujqve) në krahasim shtetet udhëheqëse kryesore në sistemin imperialist ndërkombëtar, si dhe raporti/korrelacioni negativ i forcave në nivel ndërkombëtar, çuan në strategjinë e fazave, duke synuar një pushtet utopik të ndërmjetshëm, ndërmjet klasës  borgjeze dhe klasës punëtore dhe të mbështetjes për formimin e qeverive në terrenin e kapitalizmit.

Megjithatë, PK e Greqisë (KKE) mbeti në këmbë në luftën klasore, luftojë kundër "eurokomunizmit" (eurokomunizëm do të thotë heqje dorë nga domosdoshmëria e revolucionit socialist dhe nga roli udhëheqës i klasës punëtore) dhe mbrojti botëkuptimin marksist - leninist.

 

8. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte partia e vetme më 24 Korrik 1974 që alternimin e juntën me "qeverinë e unitetit kombëtar" e quajti kompromis, deklaroi se populli grek "nuk e derdhi gjakun e tij që të bëhej një maskim i ri ndaj zgjedhës së tij". Partia kishte gatishmërinë e menjëhershme për të arritur legalizimin de facto të saj me kthimin në Greqi të Sekretarit të Parë të KQ Harilao Floraki dhe të anëtarëve të tjerë të KQ. Pranimi i legalizimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nga ana e qeverisë së "unitetit kombëtar" ishte një zhvillim i pashmangshëm, ndërsa shprehte edhe synimet e partive borgjeze që do të mundeshin të integronin nevojat e demokracisë parlamentare borgjeze.

Me riaktivizimin e veprimtarisë legale të saj, në vitin 1974, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vendosi si objektiv të menjëhershëm themelimin e Organizatave të Partisë kudo, së bashku dhe të RK të Greqisë (KNE), veçanërisht në vendet e punës, në fushat e arsimit – studimit të rinisë, rithemelimin e lidhjeve të saj me pjesët më progresiste të klasës punëtore, të forcave popullore, në kushtet ku sistemi politik borgjez mbështeste hapur grupin oportunist i cili u largua nga Partia në vitin 1968 i cili mbante emrin «KKE e brendshme».

Por Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk ishte e përgatitur siç duhej ideologjikisht dhe politikisht për t'u përballur me dallgën e vrullshme politike për formimin e rrymës socialdemokrate që shfaqej si PASOK, i cili funksiononte si një pol tjetër i sistemit politik dypartiak borgjez. PASOK-u, që doli në qeverisje në vitin 1981, vërtetojë se ishte një vegël shumë e vlefshme e sistemit për të kryer integrimin, manipulimin dhe shtrembërimin e çdo rrjedhe radikalizimi që ishte zhvilluar në lëvizjen punëtore, popullore, të nxënësve - studentëve dhe të gruas. Në masivizimin dhe orientimin anti-imperialist të këtyre lëvizjeve kontribuojë aktiviteti pionier i anëtarëve dhe i miqve të PK të Greqisë (KKE) dhe RK të Greqisë (KNE), në kushte të disa disfatave të imperializmit ndërkombëtar, kryesisht të SHBA-ve,(p.sh në Vietnam). Gjithashtu, në kushte të menaxhimit keinsian u fituan edhe disa arritje, u bënë disa modernizime të favorshme për forcat punëtore - popullore (p.sh në Kushtetutën borgjeze për familjet dhe gratë, dhënia e disa të drejtave sindikale etj.). Ky menaxhim i shërbente nevojave konkrete të rindërtimit kapitalist pas luftës dhe madje në kushtet e ngritjes së influencës së sistemit socialist, me element serioz influencën që ushtronte Socializmi me politikën e tij sociale.  

Në fund të dekadës së viteve 1980, pikëpamja e përgjithshme Programatike e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për fazat dhe aleancat përkatëse çuan në zgjedhjen e ndërtimit të Synaspismos tis Aristeras kai tis Proodhu (Koalicionin e së Majtës dhe Progresit), që “rrëshqiti” gradualisht në një mënyrë funksionimi si një parti e vetme. Zgjedhja për themelimin dhe pjesëmarrja e gabuar e saj, në formimin e qeverive borgjeze Xanetaki (ND dhe Synaspismos) dhe Zolota (ND, PASOK, Synaspismos) shprehnin forcimin e rrymës oportuniste dhe njëkohësisht e forcuan më shumë këtë rrymë në udhëheqjen dhe në radhët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Kjo situatë bëri të mundur të forcohej ofensiva e klasës borgjeze për të shpërbërë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), që ishte projektuar nga forcat aleate në Synaspismos në partneritet me udhëheqës dhe kuadër të tjerë të Partisë. Fitorja e kundërrevolucionit në fund të viteve 80-të e gjen Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) me unitet të tronditur ideologjik-politik, me efekte negative edhe në Rininë Komuniste të Greqisë (KNE), dhe si rezultat shpërthimin e një krize të thellë, e cila kërcënonte vetë vazhdimësinë e veprimtarisë autonome dhe ekzistencën e Partisë, në kushte krize me fenomene degjeneruese të lëvizjes punëtore - sindikaliste.

Komunistët dhe komunistet në Kongresin e 13-të (Shkurt 1991) rezistuan kundër presioneve të forcave socialdemokrate dhe borgjeze brenda Synaspismos-it dhe përgënjeshtruan pritjet që kishte klasa borgjeze e cila synonte që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të shkonte gradualisht në shpërbërje të plotë dhe në “shkrirje” të saj brenda “Sinaspismos-it” (në Unionin e së Majtës dhe Progresit) si dhe në vetë-shkrirjen e saj përfundimtare.

 

9. Në periudhën 1991 deri më sot, në kushtet e fitores së kundërrevolucionit u krijuar probleme dhe detyrime të reja për PK të Greqisë (KKE). Në këto kushte të reja të transformimin e KEE-së (Komuniteti Ekonomik Europian) në BE (Bashkim Europian), hyrjen e Greqisë në Zonën e Euros, të zgjerimit të tregtisë ndërkombëtare, të investimeve të huaja direkt dhe indirekte me liberalizimin e tregjeve, u përkeqësua konkurrenca kapitaliste dhe kontradiktat mes qendrave të ndryshme imperialiste, ndërsa shpërtheu një cikël i ri i luftërave imperialiste lokale por dhe kriza më të sinkronizuara kapitaliste, me më karakteristiken krizën e viteve 2007-2008.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kundërshtojë në mënyrë militante Traktatin e Mastrihtit për Bashkimin Europian (1992), bombardimet e NATO-s në Jugosllavi (1999), pushtimin imperialist në Afganistanit (2001), në Irak (2003), në Libi (2011), në Siri (2011), duke theksuar bashkëpunimin e klasës  borgjeze greke.

Parashikojë në kohë bashkëjetesën e tendencave kontradiktore në koherencën ndërshtetërore të Bashkimit imperialist Europian: si për shkak të konkurrencës në nivel ndërkombëtar mes shteteve të mëdha si SHBA-të, Kina, Indi, Federatën Ruse etj, ashtu dhe për shkak të ritmeve jo të barabarta mes ekonomive të shteteve të veçanta anëtare, por edhe të konkurrencës midis tyre. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shumë saktë parashikojë se në kohën afatmesme ose afatgjate asnjë njëjtësi-/barazim nuk do të ketë mes ekonomive të shteteve - anëtare të BE-së dhe eurozonës, aq më tepër, as nuk do të njëjtësohen/barazohen pagat, pensionet, standardet e jetesës për së larti, duke iu afruar atyre të ekonomive më të fuqishme. Gjithashtu, PK e Greqisë e vërtetojë me prova se çdo formë që merr një bashkësi kapitaliste e shteteve -p.sh ekonomike, ushtarake dhe politike- vetëm përmbajtje reaksionare do të kishte.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vërtetojë se zhvillimi i sotëm i pabarabartë i ekonomive kapitaliste dhe marrëdhëniet jo të barabarta mes shteteve borgjeze nuk mund të hiqen në terrenin e kapitalizmit. Shfrytëzon përvojën historike për të vërtetuar se çdo aleancë imperialiste ndërshtetërore është nga natyra e saj reaksionare dhe se asnjë aleancë imperialiste nuk është e përhershme dhe e palëvizshme. Shpall objektivin e konfrontimit dhe shkëputjes nga NATO dhe BE si element i luftës për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, për marrjen e pushtetit punëtor, që përbën një parakusht për funksionimin e shkëputjes së vendit nga çdo aleance imperialiste në favor të popullit. Gjithashtu, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton që të hiqen bazat ushtarake vdekjeprurëse, të parandalohet çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve, dënon çdo dalje jashtë të ushtrisë greke ose të ushtrive të huaja në territorin i vendit të saj. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton me bazë parimet e Internacionalizmit Proletar për solidaritetin ndërkombëtar dhe miqësinë mes popujve.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit të mos ketë asnjë besim tek asnjë qeveri borgjeze, si në kushtet e paqes imperialiste ashtu dhe në kushtet e luftës imperialiste. Politika e qeverisë borgjeze në rastin e angazhimit ushtarak do të jetë një vazhdimësi e politikave të përgjithshme borgjeze, e cila vazhdimisht masakron popullin dhe ther të drejtat popullore. Në çdo rast të angazhimit ushtarak të Greqisë, Partia do të drejtojë luftën punëtore - popullore, me synim që kjo luftë të lidhet me pushtimin e pushtetit, të çojë në humbje borgjezinë si të asaj vendase ashtu dhe të asaj së huaj si pushtuese.

 

10. Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj periudhe është iniciativa e Partisë për themelimin dhe mbështetjen e Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) si një pol i bashkimit për organizatat sindikale dhe shoqatat punëtore me orientim klasor, në krahun e kundërt të sindikalizmit qeveritar dhe të atij të punëdhënësve, me linjë konfrontimi ndaj strategjisë moderne të kapitalit.

Njëkohësisht, PK e Greqisë (KKE) ishte protagoniste në përpjekjen për rindërtimin e lëvizjes së bujqve, në lëvizjen e të vetë-punësuarve në qytete, për tu ndarë nga udhëheqësit e sindikatave dhe të orientohen në kuadër të luftës me karakteristika antimonopoliste, në një linjë lufte me lëvizjen punëtore. Në të njëjtin drejtim u rindërtua lëvizja radikale e gruas, lëvizja e studentëve - nxënësve, duke i dhënë bazë organizimit të veprimtarisë nga poshtë.

Sot, PK e Greqisë (KKE) kryen një luftë edhe më vendimtare për të ndërtuar një forcë të fuqishme, të çelikosur dhe të organizuar në sektorët e prodhimit industrial dhe në sektorë të tjerë me rëndësi strategjike, lufton për të forcuar shtyllën kurrizore të pararojës revolucionare politike.

Lufton për një lëvizje punëtore me një drejtim të vetëm përballë klasës së kapitalistëve, qeverive dhe në përgjithësi të shtetit të tyre, në aktivitet të përbashkët me forcat popullore, me linjë konfrontimi me interesat kapitaliste, luftë për parakushte ekonomike - sociale dhe politike dhe përmbysje që do të bëjnë të mundur përmbushjen e nevojave të forcave popullore.

Si një element i ri në zhvillimet e përgjithshme dhe ato politike, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me vendosmëri u përball me presionet për pjesëmarrje apo mbështetje të qeverisjes borgjeze të partisë me origjinë oportuniste të quajtur SYRIZA, e cila erdhi në pushtetin qeveritar në muajin Shkurt 2015. Presione, të iniciuara nga zhvlerësimi gradual i PASOK-ut, të kombinuara me procesin e integrimit të karakteristikave socialdemokrate të SYRIZA-s, të cilat arritën kulmin në zgjedhjet e vitit 2012. PK e Greqisë (KKE) paralajmëroi që në fillim për mbikëqyrjen që SYRIZA i bënte Historisë së lëvizjes, në mënyrë që të manipulonte dhe të mashtronte ndërgjegjen radikale, militantë të majtë, me një antikomunizëm të rafinuar, i cili, kur rritet zemërimi popullor ja lë vendin antikomunizmit të fëlliqur. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në kohën e duhur parashikoi socialdemokratizimin e SYRIZA, promovimin e kësaj partie si shtylla e re në sistemit politik borgjez dhe e zhvillimit kapitalist. Përqendroji vëmendjen e saj në kërkesat e luftës në kushtet e krizës kapitaliste ekonomike, por edhe në kushtet e rimëkëmbjes anemike, në konfliktet imperialiste ushtarake dhe në pjesëmarrjen e rolit të gatshëm të Greqisë në to me pëlqimin e të gjitha partive borgjeze. Në luftën kundër Agimit të Artë nazist, duke bërë njëkohësisht përgatitje ideologjike dhe politike për popullin kundër luftës imperialiste, që objektivisht mund të krijojnë kushte për të vënë në rend të ditës luftën për pushtetin punëtor.

 

11. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në kushtet e fitores së kundërrevolucionit dhe të regresit të madh të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, u përpoq të studiojë zhvillimet dhe të nxjerrë konkluzione nga përvoja historike e luftës së klasave në Greqi por edhe në nivel ndërkombëtar. Kuptoi më thellë se pjekuria teorike e udhëheqjes komuniste punëtore, përpjekja kreative për trajtime shkencore bashkëkohore marksiste përbëjnë parakushte që të afrohen në luftën revolucionare klasore forca të gjera punëtore dhe popullore.

Kjo ishte një përpjekje komplekse dhe këmbëngulëse për hetimin e probleme teorike të strategjisë revolucionare dhe të ndërtimit socialist, e cila u kombinua me përpjekjen e rindërtimit të lëvizjes punëtore dhe konfrontimin e ashpër politik ndaj përshkallëzimit të ofensivës ideologjike dhe politike të kapitalit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) zgjodhi rrugën e vështirë të vlerësimit kritik të kursit të ndërtimit socialist në kushte të përgjithshme të mbizotërimit të kundërrevolucionit, i cili ushqeu reaksionin ideologjik - politike dhe social në nivele të pa para më parë, konfuzione dhe disfatizëm për forcat punëtore dhe popullore, tërheqje të paimagjinueshme të lëvizjes komuniste.

Atëherë, shumë Parti Komuniste denonconin hapur ideologjinë komuniste, domosdoshmërinë e revolucionit socialist dhe të pushtetit revolucionar punëtor, direkt ose indirekt bashkoheshin me rrymat socialdemokrate të urbanizuara (borgjezuara).

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u përball me sulmin borgjez që hidhte baltë dhe shtrembëronte Historinë sovjetike, që mbështeste mbizotërimin e demokracisë borgjeze parlamentare dhe marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit.

U gjend përballë nevojës urgjente për të hetuar shkaqet e kundërrevolucionit dhe të përgjegjësive për zgjedhjet e gabuara, të regresit dhe të shkeljes së ligjeve deterministe të ndërtimit socialist nga udhëheqjet e Partive Komuniste në vendet socialiste.

Ndriçojë Historinë e BRSS (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike), sidomos atë të dekadave të para, para Luftës së Dytë Botërore, që vërtetojnë arritjet e rëndësishme produktive, shoqërore, kulturore të prodhimit të planifikuar në mënyrë centrale dhe të shërbimeve sociale me pronësi shoqërore dhe pjesëmarrjen e punëtorëve në organizimin dhe menaxhimin e tyre.

Eliminimi i shpejtë i papunësisë, i analfabetizmit, kualifikimi efektiv i punëtorëve, transformimi i industrisë nga një industri paqësore që ishte, në një industri të luftës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike nga shkatërrimet e saj, arritjet kërkimore në hapësirë, arritjet sociale me nivele të larta dhe falas të Arsimit dhe të Shëndetësisë janë vetëm disa nga shembujt e shumtë.

Studimi i përvojës historike vërtetojë se një numër i problemeve që u shfaqën në rrjedhën e ndërtimit socialist (p.sh. vonesa në modernizimi teknologjik i industrisë së produkteve të konsumit popullor, me rezultat mangësinë cilësore të tyre, vonesa e pasluftës në prodhimin bujqësor, disa proporcione problematike ndërmjet sektorëve të prodhimit, dallime të mëdha në të ardhurat e parave) nuk u interpretuan në mënyrë korrekte dhe nuk u trajtuan me synim që të përforconin dhe të zgjeronin edhe më tej marrëdhëniet socialiste të prodhimit, thellimin e tyre si marrëdhënie komuniste dhe në sferën e shpërndarjes së produktit pas Luftës së Dytë Botërore. Në vend që të kërkohej zgjidhje për të bërë progres, u kërkua zgjidhje nga e kaluara. U zgjeruan elementet tregtimit që ekzistonin, dhe madje u zgjeruan edhe në dispozicionin e produkteve të prodhimit socialist, u teorizua e gjithë ky regres si "socializëm me treg".

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) theksojë si pikë kthese oportuniste të PKBS-së Kongresin e 20-të (1956), ku ka pasur një vlerësim negativ të periudhës së mëparshme të ndërtimit socialist, duke e nënvlerësuar atë me të ashtuquajturën "kultin e individit", por edhe me regrese në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të strategjisë ndërkombëtare revolucionare. Në të njëjtën kohë ky Kongres, hapi rrugën për të ekzistuar edhe efekte të tjera negative në përbërjen e organeve udhëheqëse të saj.

Në Kongreset e mëvonshme (të tilla si Kongresin i 22-të i PKBS-së) vazhdoi me pranimin e hapur të pozitave dhe masave oportuniste, me pasojë dobësimin e drejtimit në planifikimin qendror të ekonomisë. U ndoq një rrugë e tërheqjeve të vazhdueshme që në fund të fundit dobësuan karakterin shoqëror të pronësisë dhe forcuan interesat individuale dhe kolektive, diçka që kulmoi me fitoren e kundërrevolucionit.

Fryti shumëvjeçar i përpjekjeve teorike të përpunimit të vlerësimeve të Partisë Koministe të Greqisë (KKE) janë Konkluzionet për Socializmin në BRSS, gjë që u përmblodh në Kongresin e 18-të të KKE në vitin 2009. PK e Greqisë (KKE) angazhohet për ti vazhduar përpjekjet këmbëngulëse kërkimore për problemet e ndërtimit socialist në vitet e ardhshme.

 

12. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) hodhi themelet e një koncepti të ri strategjik në Kongresin e 15-të (1996) dhe e përpunojë më të plotë në Programin e Ri që e formojë në Kongresin e 19-të (2013).

Me këtë përpunim programatik bashkëkohor të saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) tregon se karakteri i revolucionit në çdo vend kapitalist përcaktohet objektivisht nga opozita kryesore që shtrohet për tu zgjidhur, kontradikta midis kapitalit dhe punës pagë, nga karakteri i epokës në nivel ndërkombëtar, të epokës së kapitalizmit monopol, pavarësisht nga pozita/niveli i vendit në sistemin imperialist ndërkombëtar.

Ndriçojë mundësinë e marrëdhënieve socialiste të prodhimit, duke çliruar fuqinë punëtore nga prangat e kapitalit, për ti dhënë një shtysë të madhe zhvillimit të forcave prodhuese, për t'i dhënë një frymë dhe cilësi të re të gjithave marrëdhënieve njerëzore, në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke tejkaluar shpejtë çdo vonesë para-revolucionare.

Kjo strategji bashkëkohore revolucionare e rrit aftësitë e PK të Greqisë (KKE) për të organizuar vatra rezistence dhe kundërsulmi në çdo vend pune, në çdo sektor të ekonomisë.

PK e Greqisë (KKE) përpunojë aspektin e saj programatik jo vetëm për ekonominë socialist – komuniste, por edhe për institucionet e pushtetit revolucionarë të punëtorëve.

Duke studiuar përvojën e ndërtimit socialist, nxori me të vërtet në pah karakterin punëtor klasor të shtetit gjatë gjithë periudhës së gjatë të formimit të shoqërisë së re komuniste, bazën ekonomike - shoqërore të luftës klasore, që vazhdohet në socializëm me forma dhe mjete të tjera. Shteti punëtor është i nevojshëm gjer sa marrëdhëniet e përgjithshme në nivel botëror të bëhen komuniste, gjer në zhdukjen e çdo forme pabarazie, formimin e ndërgjegjes komuniste në shumicën dërmuese të punëtorëve. Elementi cilësor i ri i pushtetit punëtor, i diktaturës së proletariatit, është se ajo shpreh marrëdhëniet socialiste të prodhimit. Prandaj dhe celula/thelbi i pushtetit punëtor është asambleja e punëtorëve e çdo njësie prodhimi, departamenti social dhe administrativ, me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në organet e pushtetit, nga poshtë lart, me të drejtë kontrollin dhe revokimin/heqjen e tyre.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e njeh si diçka themelore për arritjen e pushtetit punëtor pjesëmarrjen e përgjegjshme të punëtorëve në të gjitha çështjet organizative, menaxhimin e prodhimit dhe shërbimeve, përgjegjësinë e saj në formimin e frymës komuniste tek të rinjtë, tek punëtorët.

 

13. Pas përmbysjes dhe regresit dramatik si dhe kriza që pasoi në radhët e Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndërmori iniciativa, që të zhvillohej veprimtaria e përbashkët e Partive Komuniste kundër sulmit të kapitalit, të ndërhyrjeve imperialiste, të oportunizmit.

Në përpjekjet e ndërtimit ose rindërtimit të Partive Komuniste, Takimet vjetore Ndërkombëtare të këtyre partive, që filluan në vitin 1999 në Athinë dhe vazhdojnë gjer më sot e kësaj dite, ishte një fushë për luftë ideologjike - politike kundër socialdemokracisë së vjetër, formave të reja të oportunizmit.

Në të njëjtën kohë, PK e Greqisë (KKE) luftoi dhe po lufton për ekzistencën e një poli ku do të bashkohen Partitë Komuniste dhe Punëtore që njohin dhe bien dakord mbi nevojën fillestare të rindërtimit të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare.

Sigurisht, në çdo vend, politika revolucionare duhet të marrë parasysh kursin e veçantë të luftës së klasave, të raportit mes forcave, mënyrën se si shfaqen kontradiktat ndër-imperialiste në rajon e saj. Por, rindërtimi i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare ka parakusht unitetin e tij ideologjik dhe strategjik kundër strategjisë ndërkombëtare të kapitalit.

Në këtë përpjekje të vazhdueshme dhe të mundimshme elementë të rinj pozitiv përbëjnë Deklarata e Stambollit (2009) dhe më pas botimi i revistës "Inspektimit Ndërkombëtar Komuniste – Hap Dialogu", por edhe forma të tjera të qëndrueshme të tilla si Iniciativa Komuniste Europiane (2013).

C. VAZHDOJMË TË PALËKUNDUR NË RRUGËN REVOLUCIONARE PËR NË SOCIALIZËM – KOMUNIZËM

Duke mbyllur një shekull me luftë dhe sakrifica, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) angazhohet ndaj klasës punëtore, ndaj popullit, të jetë e denjë ndaj Historisë së saj. Ajo angazhohet të japë të gjitha forcat e saj për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive rolit të saj si pararoja ideologjike-politike revolucionare e klasës punëtore. Duke u mbështetur në Programin e saj bashkëkohor dhe në botëkuptimin marksist - leniniste, do të forcojë aftësinë dhe forcën e saj kundër të gjitha vështirësive në raportin e forcave brenda dhe jashtë shtetit, në luftën revolucionare për në socializëm - komunizëm.

Duke plotësuar 100 vjet jetese, edukohemi nga përvoja jonë e pasur historike dhe çdo ditë japim beteja që të rritet kapaciteti i forcave të Partisë në çdo vend pune, në çdo sektor të ekonomisë, në çdo rajon të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin e kërkesave militante, ekonomike dhe politike, e cila do të lidhet në mënyrë të vazhdueshme me detyrën kryesore politike, me luftën revolucionare për pushtetin punëtorë.

Intensifikojmë përpjekjet tona në studimin e fenomeneve bashkëkohore sociale, të arritjeve në të gjitha fushat shkencore si dhe të përvojës së pasur nga problemet e ndërtimit të socializmit në shekullin e 20-të, që të bëhemi më të aftë për të hedhur dritë mbi aktualitetin historike të socializmit - komunizmit, të nevojës që të zgjidhet kontradikta themelore e sistemit kapitalist midis shoqërizimit në një shkallë të paparë më parë të punës dhe prodhimit, nga njëra anë, dhe të përvetësimit të rezultateve të tij nga kapitali, nga ana tjetër. Të nxisim më bindshëm mundësitë e reja që objektivisht u krijuan në shekullin 21-të nga zhvillimi i forcave prodhuese, një anë e së cilës janë gjithashtu edhe arritjet e reja shkencore dhe teknologjike.

Shfrytëzojmë mësimet e përvojës sonë historike, për t'u bërë më efektivë në promovimin e strategjisë revolucionare dhe në luftën tonë kundër opsioneve dhe praktikave të revizionizmit dhe oportunizmit. Tregojmë përvojën negative të tërheqjes nga strategjia revolucionare, të perceptimeve të gabuara që devijuan në praktikë luftën kundër fashizmit, kundër varësisë dhe marrëdhënieve të pabarabarta të vendit nga lufta për në socializëm, në mënyrë që të mos ti përsërisim të njëjtat gabime.

Luftojmë kundër çdo synim reforme politike qeveritare në kontekstin e parlamentarizmit borgjez, pjesëmarrje të Partisë në qeveri në terrenin e kapitalizmit. Shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë në institucionet e ndryshme të sistemit politik borgjez (Kuvend, Administrata Prefekture dhe Bashkiake etj) për informimin më efektiv, për të ndriçuar, për të kërkuar/pretenduar, në interes të forcave punëtore - popullore, organizimin e luftës së tyre.

Luftojmë vazhdimisht dhe me vendosmëri që të fitojnë rrënjë edhe më të thella dhe të gjera Organizatat e Partisë brenda në klasën punëtore, veçanërisht në sektorë me rëndësi strategjike, në moshat e reja dhe në pjesët e grave punëtore, tek punëtorët emigrantë dhe refugjatë. Punojmë çdo ditë për të ndërtuar, Organizata të fuqishme militante që do të kontribuojnë me udhëheqje dhe vendosmëri në rindërtimin me orientim klasor të lëvizjes sindikaliste - punëtore dhe në krijimin e aleancës sociale me pjesët e ulëta të shtresave të mesme, me synim që lufta e tyre e përbashkët të kthehet kundër pushtetit borgjez. Vazhdojmë përpjekjet për koordinimin e aktivitetit të Partive Komuniste dhe Punëtore.

Në 100 vitet e Partisë nderojmë të gjithë ato dhe ata që dhanë jetën e tyre, u torturuan, u burgosën dhe u internuan për idealet tona të mëdha.

I bëjmë apel militantëve të sotëm, në një periudhë që po lyp sakrificë dhe vetëmohim, rezistencë ideologjike dhe personale në kushtet e regresit të lëvizjes, të krizës dhe të rritjes së nevojave personale, familjare. Me këmbëngulje dhe durim pavarësisht nga mungesa e rezultateve të dukshme dhe me ndërgjegje për rëndësinë e veprimtarisë së përditshme politike revolucionare në çdo rrethana.

Me sigurinë se farat e pa lulëzuara do të lulëzojnë, me gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi në kthesat e kohës.

Duke mbyllur një shekull me luftë dhe sakrifica, anëtarët dhe miqtë e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) forcojmë përpjekjet tona për të forcuar edhe me shumë të gjitha karakteristikat tona revolucionare si një Parti e Tipit të Ri, që të rritet aftësia e saj për të vepruar si një pararojë revolucionare në çdo rrethana.

Forcojmë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila është parakushti themelor që të dalin në sipërfaqe të gjitha virtytet e klasës punëtore si bartësja e çlirimit shoqëror, e socializmit - komunizmit.

Sot duhet një Parti Komuniste e Greqisë (KKE) shumë më e fuqishme, e aftë në luftën për rindërtimin e lëvizjes punëtore, krijimin e  Aleancës sociale antikapitaliste - antimonopoliste, e aftë për të udhëhequr luftën kundër luftës imperialiste, për pushtetin e punëtorëve, socializmin - komunizmin.

 

100-VJET K.K.E

Me popullin, për socializmin

 

"Firma e modeste e popullit tonë

në autostradat e së ardhmes".

(Janis Ricos)

 
KQ i PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)                                             Dhjetor 2017