Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Demonstratë e madhe sindikale në Selanik

Të shtunën, më 7 shtator, mijëra punëtorë nga dhjetëra industri dhe vende pune, të vetëpunësuar, fermerë, të rinj, studentë, gra, të dëmtuarit nga përmbytjet në zonën e Thesalisë protestuan masivisht në Selanik në demonstratën e organizuar nga sindikatat në përgjigje të festës së qeverisë të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut.

Ata demonstruan kundër politikës që shkatërron jetën e familjeve punëtore - popullore, kundër përfshirjes së vendit në luftëra, për forcimin e mos-disiplinës ndaj ligjeve antipunëtore, për nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të Punësimit me rritje pagash, garantimin e të drejtave, për orare pune të caktuara, 7 orë pune - 5 ditë në javë, për një Shëndetësi dhe Arsimin publik me të vërtet falas dhe bashkëkohor, për të ndalur turpin e ankandeve, për t'i vënë fren rritjeve të çmimit të Energjisë dhe ujit.

Në demonstratën e Sindikatave, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën në vijim:

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është e pranishme në mobilizimet e mëdha të punëtorëve kundër politikës qeveritare të ND-së, BE-së, grupeve të mëdha të biznesit, të shtetit borgjez që po akumulojnë vazhdimisht vuajtje të reja për popullin grek. Ne luftojmë, japim të gjitha forcat që këto beteja të fitojnë një dinamizëm më të madh, të marrin një orientim të vërtet antikapitalist për shoqërinë e re që i duhet popullit dhe vendit, për pushtetin e ri, pushtetin punëtor.

Në këtë drejtim, ne luftojmë kundër të gjitha iluzioneve, gënjeshtrave që kultivojnë partitë e sistemit, të socialdemokracisë, të ekstremit të djathtë populist, të oportunizmit, që akumulojnë vazhdimisht probleme të reja, thonë fjalë të mëdha e të majme, ndërkohë që kanë të njëjtën linjë strategjike me ND-në ku në thelb edhe nëse gjenden në qeveri, si në të kaluarën, edhe nëse janë në opozitë, si sot, luajnë rolin e saj, luajnë lojën e qeverisë së ND.

KKE sot është e vetmja opozitë e mirëfilltë punëtore popullore. Ne vazhdojmë në këtë rrugë. KKE është këtu e vendosur, militante, e aftë, e bashkuar, e fortë».

 

 

09.09.2024