Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KONCERT MADHËSHTOR: Një demonstratë popullore e pashoqe me këngët e Mikis Theodorakis, i cili është simbol i ngritjes së popullit tonë grek

Një koncert i shkëlqyer për një figurë historike të muzikës dhe të luftërave të popullit grek për liri, paqe, drejtësi sociale, Mikis Theodhorakis, u dha më 25 qershor 2025 në stadiumin olimpik «Panathinaiko Stadium» të mbushur plot, po në atë Stadium ku u zhvilluan Lojërat e para Olimpike të kohës bashkëkohore.

Koncerti i organizuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe familja e Mikis Theodhorakis, për 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit tonë të madh, u gdhend në mënyrë të pashuar në kujtesën e dhjetëra-mijëra njerëzve që mori pjesë.

Kënga dhe lufta u bënë «një», «dy koncepte të bashkuara plotësisht në një koncert historik, i cili objektivisht merr kuptimin e një demonstrate historike, kuptimin e një tubimi historik popullor për të dënuar luftën», theksoi, ndër të tjera, në fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, i cili shtoi: «Ky koncert është një fitore e qytetërimit, e njerëzve vërtet të qytetëruar që nuk mund të qëndrojnë indiferentë kur padrejtësia ndodhet kudo dhe gënjeshtra triumfon. Që nuk mund të shikojnë vetëm punën e tyre, kur përreth tyre ka njerëz të tjerë që rënkojnë, poshtërohen, vdesin urie, shtypen, bombardohen...»

Në prani të Yussef Dorkhom, ambasadorit të Palestinës në Athinë, slogani «Liri për Palestinën» tronditi shumë herë atmosferën gjatë koncert-demonstratës popullore të madhe. Dhjetëra-mijëra njerëz që mori pjesë në koncert, shprehën me sloganet e tyre dhe me flamujt e Palestinës në tribunat e Stadiumit, solidaritetin e tyre me popullin Palestinez dhe luftën e tyre të drejtë për të pasur një atdhe.

Koncertin e ndoqën gjithashtu edhe Ambasadori i Kubës, Aramis Fuente Hernández, si dhe një delegacion i Vietnamit në Greqi.

 

 

 

26.06.2025