Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Mijëra njerëz demonstruan në Athinë, duke dërguar një mesazh përshkallëzimi të grevës!

Me kërkesa për tërheqjen e projekt-ligjit për 13-orë ditë punë dhe përgjithësimin e fleksibilitetit, si dhe vendim për t'iu përgjigjur planeve anti-punëtore të qeverisë me një grevë mbarë-punëtore në fund të shtatorit, u realizua demonstrua e së hënës 8/9/2025 në qendër të Athinës nga mijëra punëtorë, sindikata dhe organizata që iu përgjigjën thirrjes së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME).

Punëtorë nga një numër sektorësh dhe vendesh pune u takuan në sheshin Sintagma, pas flamujve të sindikatave të tyre, me synime dhe kërkesa të përbashkëta: Punë me të drejta, ulje të orarit të punës, 7 orë në ditë - 5 ditë - 35 orë në javë, Marrëveshje Kolektive të Pune, rritje të pagave.

Në një deklaratë nga demonstrata në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, vuri në dukje:

«Punëtorët janë njerëz, jo makineri. Në shekullin e 21-të, në epokën e inteligjencës artificiale dhe arritjeve të mëdha shkencore, është realiste të shkurtohen orët e punës. Në vend të kësaj, qeveria po sjell një monstruozitet, sjell 13-orarshin në një ditë pune. Tani dhe menjëherë, ky projekt-ligj duhet të tërhiqet!

Sot na duhet 7-orarshi në ditë, 35-orarshi në javë, 5-dit pune në javë, paga dinjitoze, marrëveshje kolektive pune, masa sigurie dhe për mbrojtjen e shëndetit. Këto janë ato që kërkojnë punëtorët, ato që kërkojnë sindikatat me protestat e tyre në të gjithë Greqinë. Këto mbështesim edhe ne, sepse janë në përmbajtje dhe elementë përbërës të propozimit politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për pushtet.»

 

 

 

 

09.09.2025