Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PUNËTORËT E PORTIT TË PIREUT

Ndaluan ngarkimin e kontejnerit me plumba të destinuar për në Izrael

Pasditen e së enjtes, 17 tetor, punëtorët e portit të COSCO-s në qytetin e Pireut zbuluan një kontejner plot me plumba që hyri në Greqi përmes Maqedonisë së Veriut dhe ishte i destinuar për në Haifa zë Izraelit për të përdorur këtë ngarkesë vdekjeprurëse për të vrarë popullin e Palestinës dhe Libanit. Punonjësit e portit të COSCO-s, të udhëhequr nga sindikata e tyre, ENEDEP, me veprime vendimtare penguan ngarkimin e kontejnerit në anije dhe vazhduan të mobilizohen menjëherë në vend, duke u bërë thirrje popullit të rajonit të marrë pjesë.

Në mobilizim morën pjesë edhe punonjës të tjerë të Pireut, Qendra Punëtore e Pireut, Sindikata e Metalit dhe e Industrisë Greke së Ndërtimit të Anijeve në Atikë, Sindikata e Marangozëve Detarë, si dhe gjithashtu morën pjesë përfaqësues të Unionit të Punëtorëve Palestinez.

Klasa punëtore tregoi fuqinë e saj dhe po qëndron në anën e duhur të historisë. Në krah të popullit të Palestinës dhe Libanit dhe jo me "aleatët strategjikë" të klasës borgjeze e cila mbështet shtetin-kriminal izraelit dhe kasapët e tjerë euroatlantikë të popujve. Ky mesazh, e bën krenare gjithë klasën punëtore dhe kumbon ndjenjat e popullit grek që qëndron pranë popullit të Palestinës, Libanit dhe popujve të tjerë të rajonit.

 

 

18.10.2024