Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Të ndaloi pjesëmarrja e Greqisë në luftën imperialiste në Ukrainë!

Ne nuk zgjedhim asnjë nga kampet grabitqare, shpresa jonë e vetme është lufta e popujve!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i drejtohet popullit që do të jetojë në paqe, që nuk duron dot më të shohë popujt e tjerë dhe vendet e tyre të shkatërruara, që shqetësohet kur shikon barutin e luftës që grumbullohet dhe konfrontimin imperialist në Ukrainë të shtohet.

I drejtohemi punëtorëve dhe të rinjve që janë të shqetësuar nga përfshirjen e vendit tonë në luftën imperialiste. Të cilët nuk pranojnë që toka, ajri dhe deti i vendit tonë të shndërrohen në një urë lidhëse NATO-amerikane për përshkallëzimin e konfrontimeve ushtarake. Kështu e bëjnë popullin tonë një “magnet që tërheq rrezikun”.

Që në momentin e parë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i dha alarmin popullit

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që në ditën e parë të luftës i bëri thirrje çdo punëtori të protestojë kundër luftës imperialiste. KKE ishte partia e parë që u gjend jashtë ambasadave të Rusisë dhe SHBA-ve, duke treguar se kush janë përgjegjësit e vërtetë të masakrës së radhës.

Duke treguar se pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte i rastësishëm. Asaj i parapriu lufta dhe konfliktet e ashpra në territorin e këtij vendit, pas ndërhyrjes së SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, pas grushtit të shtetit që ata orkestruan në vitin 2014 dhe bombardimeve të Ukrainës lindore nga qeveritë reaksionare të vendit.

Sot, një vit pas fillimit formal të luftës, konfirmohet se ky nuk është thjesht një tjetër “konflikt rajonal” mes dy shteteve fqinje, por një luftë ku përfshihen qendrat më të fuqishme imperialiste të botës: Nga njëra anë SHBA-të, BE-ja dhe Britania e Madhe dhe nga ana tjetër Rusia e cila ka bërë aleancë me Kinën dhe shtetet e tjera të fuqishme kapitaliste.

Fushë e konfliktit ndërkombëtar me viktima popujt

Në territorin e Ukrainës, kundër makinës ruse të luftës po luftojnë forcat e NATO-s, ushtarë dhe mercenarë të armatosur nga SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania dhe shtete të tjera që kanë dhënë dhjetëra miliarda dollarë dhe euro për këtë luftë.

Të gjithë këta nuk po luftojnë në Ukrainë për «demokraci» kundër «totalitarizmit» siç thonë bashkë me papagajtë e tyre në Greqi e gjetkë. Ata tani po konkurrojnë me armë për të mbrojtur interesat e grupeve monopoliste, luftojnë se kush do të bëjë komando në sistemin imperialist ndërkombëtar, duke vrarë popuj për të dominuar në tregjet, burimet dhe rrugët e reja të transportit të Energjisë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) zbuloi propagandën e mbështetësve të SHBA-ve dhe NATO-s në vendin tonë, të cilët i bënin thirrje popullit për tu rreshtuar me planet e tyre të ndyra, pra të zgjedhë një nga kampet grabitqare, në vend që të luftojë për shkëputjen e vendit tonë nga lufta.

KKE zbuloi para popullit të vërtetën, hipokrizinë e partive borgjeze, të cilat hiqeshin se ishin të tronditur nga «lufta e parë në zemër të Europës», duke harruar gjakderdhjet e përsëritura në Ballkan dhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë së bashkuar nga NATO dhe BE në dekadën e viteve 1990.

KKE qëndroi në solidaritet me popullin e Ukrainës i cili po e paguan me gjakun e tij çmimin e rëndë të zgjedhjeve që bënë qeveritë borgjeze të vendit të tij. KKE u solidarizua edhe me popullin e Rusisë që po gjakoset për interesat e një grushti plutokratësh.

Kjo është një tjetër luftë e atyre që gjoja do ta kishin “mbaruar” 30 vjet më parë, me përmbysjen e socializmit në Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore. Dy popuj që jetuan bashkë për dekada të tëra në paqe, që përparuan kur vendosën të marrin në duar fatet e tyre, sot po theren në fushëbeteja “për bukën e padronëve”.

Së bashku, ND dhe SYRIZA po e fusin popullin thellë në masakër

Përgjegjësia penale e qeverisë së ND, e SYRIZA-s dhe partive të tjera borgjeze për përfshirjen e rrezikshme të vendit tonë në konflikt, përbën kriter qëndrimi dhe votimi para zgjedhjeve:

• Në portin e Aleksandrupolit, shkarkohen anije me materiale luftarake dhe prej andej i çojnë në frontin e luftës.

• Nga kampet ushtarake të vendit tonë po hiqen pajisje ushtarake dhe po dërgohen në Ukrainë, si tanke të tipit BMP1, ndërkohë që tani po diskutohet për dërgimin e raketave të tipit S-300, madje edhe tanke të tipit  “Leopard”.

• Infrastruktura ushtarake amerikane po zgjerohet dhe forcohet në Sudha të Kretës, në Thesali, në Andravidhë etj.

Të gjitha sa më sipër janë rezultat i marrëveshjes strategjike midis Greqisë dhe SHBA-ve, që filloi nga qeveria e SYRIZA-s e cila e quajti “Trumpin shejtan të mirë” dhe po përshkallëzohen me qeverinë e ND-së.

• Së bashku ND - SYRIZA - PASOK votuan PRO delirit të luftës të Parlamentit Europian, i cili angazhohet për rritjen e ndihmës masive ushtarake për Ukrainën, për dërgimin e sistemeve moderne të armatimeve, për ofrimin e trajnimit ushtarak për Ukrainasit.

• Së bashku ata mbështesin sanksionet e të gjitha llojeve, të cilat populli i paguan me sakrifica, me shtimin e varfërisë energjetike, me çmime të larta të ushqimeve bazë, me produkte që kalben nëpër depo pas korrjes sy tyre nga fushat.

• Së bashku ND, SYRIZA dhe PASOK mirëpritën dhe duartrokitën në Parlamentin e Greqisë, Zelenski-n dhe shoqëruesit e tij fashist, kriminelët e «Βatalionit Azov». Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte partia e vetme e cila shpëtoi nderin e popullit duke mos marrë pjesë në këtë shfajësim të nazistëve dhe qeverisë reaksionare të Kievit. 

Përralla se përfshirja e thellë e vendit tonë në luftë është “garanci sigurie dhe stabiliteti”, se gjoja i vënka “frenë” abuzimeve të klasës borgjeze turke, ka kapitulluar. NATO dhe BE-ja po e shtynë provokimin Turk që kjo e fundit të qëndrojë në kampin e NATO-s për të mbështetur planet e tyre. Shkëmbimi është pazari i rrezikshëm në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, duke vënë në pikëpyetje kufijtë dhe të drejtat sovrane.

Ata që në kohë paqeje shtypin popullin për fitimet e tyre, fitojnë edhe më shumë nga lufta

Popujt, ashtu si edhe populli grek, janë humbësit e luftës.

Të fituarit janë kompanitë e mëdha të biznesit që shohin fitimet e tyre të shtohen:

• Pronarët grekë të anijeve, që me embargon e energjisë ndaj Rusisë tashmë transportojnë Gazin e Lëngshëm (LNG), i panë fitime për anijet e tyre deri në një milion dollarë në ditë, ndërsa populli e paguan edhe më shtrenjtë ngrohje dhe energjinë elektrike.

• Firmat gjigande të energjisë po shënojnë fitime rekord prej dekadash, dhe populli numëron çdo ditë qindarkat e tij në pikat e karburantit.

• Sipërmarrësit e ushqimit fituan edhe më shumë nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet popullore blejnë duke bërë llogari me kompjuterë në dorë.

Mjaft më me luftërat dhe sakrificat për fitimet e tyre!

KKE e fortë: Mesazhi i vetëm i qartë kundër luftës dhe përfshirjes në të!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është partia që lufton e palëkundur kundër pjesëmarrjes në luftë. Ishte në ballë të protestave punëtore - popullore për të zbythur vrasësit e NATO-s nga portet, aeroportet dhe kampet tona ushtarake. Që materiali luftarak të mos transferohet nga Greqia e Veriut në frontin e luftës.

Për këtë qëndrim të KKE, anëtarët dhe kuadrot e saj u gjendën në gjykata, u rrahën rëndë nga forcat e represionit, u përballën me persekutime nga punëdhënësit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është e vetmja parti që qëndroi dhe qëndron në krah të ushtarëve që u përndoqën për kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së vendit tonë në luftë.

Ky qëndrim krenar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shpreh ndjenjat e shumicës dërrmuese të popullit, qëndrimin e tij real paqedashës, kundërshtimin e tij ndaj luftës, dënimin e imperialistëve, NATO-s dhe SHBA-ve.

Çfarëdo qeveri që të dalë nuk do të hezitojë

ta çojë popullin si “dele” në kasaphanë e NATO-s!

Nuk është një dilemë reale për popullin se cila qeveri do të ndërmarrë për të na çuar në hapat e ardhshëm të rrezikshme të përfshirjes në luftë.

Qeveria e ardhshme:

• Do të gjendet përballë përshkallëzimit të këtij konfrontimi imperialist në Ukrainë, diçka që tashmë e paralajmëron SHBA dhe BE.

• Do të mbajë të gjitha angazhimet nga qeveria aktuale dhe ajo e mëparshme për bazat ushtarake të vjetra e të reja të vdekjes, për NATOizimin edhe të kantiereve të anijeve.

• Ajo do të ndërmarrë misione të reja të ndyra në emër të boshtit euroatlantik, dërgime të mundshme të raketave, tankeve, madje edhe të personelit, duke e futur popullin edhe më thellë në gojën e ujkut.

Prandaj populli ka interes që të gjitha partitë borgjeze që qeverisën, të jenë sa më të dobëta pas zgjedhjeve parlamentare. Për ta bërë të dobët mbështetjen e luftës.

Për ta bërë edhe më të fortë vullnetin popullor për t'u shkëputur nga kjo masakër.

Votë pro KKE!

Vota pro KKE është një mandat për beteja të reja dhe akoma më dinamike kundër planeve imperialiste të luftës.

Duke votuar pro Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), populli mund të ngrejë më shumë pengesa në vorbullën e rrezikshme të përfshirjes në luftë. Që Greqia të mos jetë bazë lufte, për tu kthyer në Greqi i gjithë personeli i Forcave të Armatosura që është dërguar jashtë shtetit, për të mos shkuar asnjë oficer apo ushtar Grek, me uniformë apo jo, në Ukrainë. Të forcohet zëri që thotë se nuk do të vazhdojmë të paguajmë për luftën tuaj.

Është një votë për të forcuar luftën për të mbyllur bazat e huaja ushtarake të vdekjes, dhe mos të hapen të reja.

Votimi pro KKE do të thotë forcimi i perspektivës së vendit për t'u shkëputur/ ç angazhuar  nga NATO dhe BE me popullin në timonin e pushtetit.

Vetëm populli e shpëton popullin, me KKE të fortë!

10.03.2023