Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Pabarazia e gruas në BE dhe në pjesën tjetër të botës kapitaliste. Lufta e komunistëve

Më 10 dhe 11 Nëntor 2016, në Athinë, do të mbahet seminari me temë "Pabarazia e gruas në BE dhe në pjesën tjetër të botës kapitaliste. Lufta e komunistëve" , i cili do të zhvillohet nga Groupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Me këtë seminar synohet që të hapet debati në Partitë Komuniste për nevojën dhe përmbajtjen e specializimit të punës për gratë, sepse pavarësisht nga pjesëmarrja e konsiderueshme e grave në punën-pagë, pjesëmarrja e tyre në lëvizjen sindikale nuk është e ngjashme, dhe aq më tepër në lëvizja komuniste.
Diskutimin do të merret me ndikimin ideologjik dhe politik të Partisë Komuniste në çështjen e gruas në kushtet bashkëkohore të mprehjes së sulmit të qeverive borgjeze, të BE-së dhe bashkësive të tjera imperialiste ndërshtetërore, të klasave borgjeze në çdo vend. Gjithashtu si specializimi i punës për gratë kontribuon në ndërtimin e PK-ve në klasën punëtore në forcimin e lidhjeve me të, me shtresat popullore dhe të rinjtë, si përfundojnë në rekrutimin e tyre. Do të shkëmbehet pikëpamje për ndërhyrjen në frontin radikal të grave në lëvizje, d.m.th në frontin e grave në lëvizjen me orientim antimonopolist – antikapitalist, por dhe në lëvizjen punëtore sindikale.
Seminarin do ta hapi Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Sotiri Zarianopulos.
Fjalimin e Hyrjes do ta mbajë Eleni Belu, anëtare e Byrosë Politike e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Në këtë seminar kanë deklaruar se do të marrin pjesë këto 20 Parti Komuniste dhe Punëtore;
1. PK e Venezuelës
2. Bashkimi i Komunistëve në Bullgari
3. Partia e Komunistëve Bullgarë
4. Partia Komuniste Braziliane
5. Partia Komuniste e Greqisë (KKE)
6. Partia Komuniste e Indisë
7. Partia Komuniste e Indisë (Marksiste)
8. Partia e Punëtorëve të Irlandës
9. Partia Komuniste e Popujve të Spanjës
10. Partia Komuniste, Itali
11. Lëvizja Socialiste Kazakistan
12. Partia Socialiste Punëtore e Kroacisë
13. Partia Socialiste e Letonisë
14. Partia Komuniste e Meksikës
15. Partia Komuniste Afrikës së Jugut
16. Partia Punëtore Hungareze
17. Partia Komuniste Punëtore e Rusisë
18. Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë
19. Partia Komuniste e Suedisë
20. Partia Komuniste, Turqi