Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon dërgimin e armëve në Ukrainë nga qeveria greke

Jorgo Marinos, anëtar i KQ të KKE dhe deputet, duke ndërhyrë në Komisionin e Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme të Parlamentit të Greqisë, kërkoi nga Ministri i Mbrojtjes që të informonte për dërgimin e armëve në Ukrainë në komisionin kompetent të Parlamentit dhe jo në komunikime në Ministri me dyer të mbyllura. Ai theksoi se kjo çështje është shumë serioze dhe lidhet me përfshirjen e rrezikshme në luftë dhe në planet e SHBA-NATO.

Dërgimi i tankeve në Ukrainë është një hap shtesë i përfshirjes së Greqisë në luftën imperialiste. Qeveria e ND po merr përsipër përgjegjësi të rënda, duke e futur Greqinë edhe më thellë në vorbullën e konfliktit NATO-Rusi, i cili po përshkallëzohet në Ukrainë dhe po kërcënon të përhapet në rajonin e gjerë, përfshirë edhe Ballkanin, ku situata është "varur nga një fije peri”.

Pranë “rrjetit” të bazave ushtarake NATO-amerikane, që punojnë natë e ditë në tokën greke, për të “furnizuar” zjarrin e luftës imperialiste me armë, trupa dhe informacione, pranë misioneve të Forcave të Armatosura greke në anën e aeroplanmbajtësve dhe bombarduesve amerikane, në krahë të dërgimit të njësive jashtë Greqisë, si në Bullgari, për të zhvilluar formacione të reja sulmuese të NATO-s, qeveria po “luan restot e saj” për interesat e klasës borgjeze, duke e kthyer vendin tonë në një fajtor të popujve të tjerë dhe populli grek në një shënjestër.

Qeveria “përmes heshtjes”, konfirmon në thelb atë që gazeta “Rizospastis” denoncoi më parë, për sasinë e madhe të municioneve të dërguara në Ukrainë me më shumë se 20 misione ajrore: Për më shumë se 2000 raketa, deri në zbrazjen e depove ushtarake ishullore të Egjeut të Veriut. Për më shumë se tre milionë fishekë, dhjetëra raketa të shtrenjta kundërajrore Stiger, mijëra predha të artilerisë dhe raketa portative kundra-tanku, ku kostoja e gjitha këtyre municioneve është afër 30 milionë euro.

Dhe sigurisht, me dërgimin e afërt të dhjetëra automjeteve të blinduara BMP-1, të cilat do të tërhiqen nga njësitë me rëndësi kritike për t'u zëvendësuar – kurm dhe po të munden - nga mjetet gjermane «Marder 1A3/5», të cilat konkretisht janë duke u kalbur prej vitesh. Pra, shqetësimet e ushtarakëve janë plotësisht të arsyetueshme, pasi ata ngrenë pikëpyetje se si alibitë e NATO-s për forcimin e frontit të luftës në Ukrainë ndikojnë gjithashtu me këtë mënyrë në mbrojtjen e Greqisë.

Heshtja fajtore e qeverisë dhe argumentet mashtruese e të pabaza që ajo përdori që në momentet e para, për sisteme armatimi "të padobishëm", i ndezin edhe më tej këto pikëpyetje. Aq më tepër kur këto lëvizje po kryhen në kushte ku po përshkallëzohet agresioni turk dhe kërkesat për çmilitarizimin/çarmatimin e ishujve grekë, me argumentin e “kohezionit të NATO-s” i cili i jep erë shtytëse klasës borgjeze turke.

Dhe ndërsa dërgesat ushtarake po ikin njëra pas tjetrës për në frontin e Ukrainës, qeveria po reklamon si një "investim në mbrojtjen e vendit" shpenzimet e mëdha në armatime që ajo planifikon për vitet e ardhshme për të rritur "dukshmërinë e fuqisë" së NATO-s në krahun e saj juglindor!

Këtij qëllimi i shërbejnë porositë për aeroplanë “Rafal” francez dhe F-35 amerikan, ashtu siç kishte bërë edhe SYRIZA gjatë vizitës së Cipras në SHBA në vitin 2017, duke rënë dakord me administratën e atëhershme Trump për përmirësimin e aeroplanëve F-16.

Edhe një herë, si më parë me dërgimin e raketave «Patriot» në Arabinë Saudite, ashtu dhe me dërgimet e njëpasnjëshme të mjeteve dhe personelit jashtë vendit, konfirmohet se pjesëmarrja në planet e NATO-s nuk është një "mburojë" por një faktor rreziku për popullin, gjë që e vë atë (popullin) edhe më shumë në “syrin e furtunës” së konkurrencës, duke minuar mbrojtjen e kufijve dhe të drejtave sovrane.

Populli nuk duhet të tregojë asnjë besim tek qeveria, te klasa borgjeze dhe partitë e saj, ndaj të gjithë atyre që e fusin kokën e popullit në “torvë”, për interesat e një grushti grupesh biznesi. Populli të përshkallëzojë luftën e tij kundër politikës së përfshirjes në planet SHBA-NATO. Të hapë rrugën me luftën e tij për shkëputje nga të gjitha bashkimet imperialiste, me veten e tij në pushtet.

 

09.06.2022