Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Po rritet rreziku i një lufte të përgjithësuar imperialiste

Aktivitetet e Festivalit të 51 të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) – «Odigiti» vazhdojnë në të gjithë vendin me fjalime politike, diskutime dhe koncerte (shih fotot nga qytetet Patra, Larisa, Trikala, Arta). Në aktivitetet e Festivalit të 51-të KNE – «Odigiti» në qytetin Livadhia u gjend edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas. Në një deklaratë nga tereni i Festivalit, ai vuri në dukje se:
«Gjendemi në një fazë shumë të vështirë si popull, si vend. Kërkohet gatishmëria dhe mobilizimi më i madh i mundshëm, sepse vijnë vazhdimisht masa të reja anti-punëtore, anti-popullore nga qeveria, duke filluar me këtë monstruozitet, ligjin për 13-orarshin në ditën e punës që po shkatërron njeriun, të rinjtë dhe punëtorët.
Dhe sigurisht, në të njëjtën kohë, duhet të luftojmë për rritjen e pagave, për marrëveshjet kolektive të punës, për masat e sigurisë dhe higjienës në vendin e punës dhe për të ndaluar taksimin masiv të së ardhurave të popullit.
Në të njëjtën kohë, ndërhyrjet dhe konfliktet ushtarake duhet të ndalen dhe ne po luftojmë për këtë. Qeveria, Greqia, nuk duhet të përfshihet më në këtë masakër lufte që po ndodh në lagjen tonë. Dje, NATO vendosi që shtetet e saj anëtare të dërgojnë forca ushtarake në kufijtë e Europës Lindore me Rusinë, që do të thotë se rreziku i një lufte të përgjithësuar imperialiste po rritet.
Larg kësaj masakre! I takon popullit grek të flasë dhe ai do të flasë.»
Patra
Larissa
Trikala
Chalkida
15.09.2025