Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protestë e madhe e fermerëve jashtë parlamentit

Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia, të cilët prej një muaji gjenden në rrugë duke protestuar, në postblloqe që janë ngritur prej tyre në mbi 50 pika të akseve rrugore kombëtare, marshuan drejt Athinës me dhjetëra autobusë dhe traktorë dhe zhvilluan një protestë të madhe në pasditen e 20 shkurtit, jashtë parlamentit të Greqisë.

Fermerët e varfër që luftojnë u mirëpritën në kryeqytetin e Greqisë nga sindikatat punëtore, shoqatat e studentëve, shoqatat e të vetëpunësuarve të kryeqytetit, nga Federatën e Grave të Greqisë (OGE) dhe organizata të tjera masive.

Duke folur në tubim, në emër të sindikatave të Atikës që kontribuuan në përgatitjen e këtij mobilizimi, Janis Tasiulas, Presidenti i Federatës së Ndërtuesve, theksoi: «Ne jemi në krahun tuaj. Punëtori në krah të fermerit, fermeri në krah të punëtorit, sepse kemi interesa të përbashkëta. Sepse jemi ne ata që po paguajmë pasojat e politikës antipunëtore, anti-bujqësore të PPB-së* (*Politikës së Përbashkët Bujqësore) dhe të BE-së. Sepse para nesh kemi të njëjtat probleme për t'u përballur të cilat lindin dhe rëndohen nga të njëjtat shkaqe. Për ne dhe nevojat tona paska kufizime buxhetore. Për interesat e pakicës dhe interesat e të mëdhenjve ekziston liria për të shkelur jetën tonë për përfitimet e tyre».

Me këtë tubim, fermerët nxorën në pah kërkesat e tyre bazë, si:

Ulje të kostos së prodhimit, të mos zbatohet PPB-ja e re dhe të bëhet negocime të reja për të, për të zëvendësuar të ardhurat e humbura nga katastrofat në masën 100% të dëmit aktual, për të marrë masa për të ndaluar "greqizimin" e produkteve bimore, shtazore dhe prodhimeve të bletarisë, çmime të garantuara inferiore të shitjes së produkteve bujqësore, të cilat të mbulojnë kostot e prodhimit. Punime infrastrukturore për mbrojtjen kundër përmbytjeve të vendit. 

 

 

 

 

DHIMITRI KUCUBAS: Lufta e fermerëve është e drejtë, e gjithë Greqia është në krah të tyre

Në tubimin madhështor panhelenik të fermerëve në Sheshin Sintagma, jashtë Parlamentit të Greqisë, mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë së (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili në deklaratën e tij theksoi:

«Përshëndesim këtu, në zemër të Athinës, në zemër të Greqisë, fermerët grekë. Lufta e tyre është e drejtë, kërkesat e tyre janë më se të drejta. Ne jemi në krah të tyre. E gjithë Athina, e gjithë Greqia bashkohet me ta. Qeveria e zotit Micotakis duhet të ndalojë talljen. Ajo duhet të plotësojë kërkesat e fermerëve. Qeveria nuk mund të zbulojë limitet e ekonomisë dhe qëllimet fiskale kur vjen puna të japë para për fermerët, për të dhënë dëmshpërblime ose kur duhet të japë para për popullin dhe nga ana tjetër, bëhet bujare dhe dorëlëshuar ndaj pak grupeve të mëdha të biznesit. Çmimet e garantuara tani, naftë pa taksa tani, 7 cent për kilovat/orë energjia elektrike. Këto kërkojnë fermerët. Kompensim 100% nga ELGA* (*Organizata e Sigurimeve Bujqësore Greke). Infrastrukturë në prodhimin bujqësor, kosto të ulët të prodhimit. Tregtarët dhe industrialistët u shesin fermerëve furnizime shumë të shtrenjta dhe më pas i blejnë ato me çmime degraduese. Tani të vendosen çmime më të ulëta të garantuara. Të ndalet greqizimi i produkteve të huaja dhe të merren masa për t'i dhënë frymë fshatarësisë greke që në raftet e super-marketeve të gjenden produkte cilësore dhe të lira dhe jo të paguaj populli shtrenjtësinë».

 

 

 21.02.2024