Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Qëndrimi i KKE ndaj qeverive borgjeze është armë për luftërat tona sot

«Në kushtet e kapitalizmit, asnjë qeveri nuk përbën një pushtet autonom, pushteti ushtrohet nga klasa borgjeze dhe instrument/vegël i pushtetit të saj është shteti borgjez, të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet. Vendimet e BE-së dhe NATO-s janë të detyrueshme dhe kanë fuqi mbi kushtetutën dhe legjislacionin kombëtar. Qeveritë e menaxhimit borgjez nuk munden dhe nuk duan të shfuqizojnë ligjin që qëndron mbi ligje i cili është fitimi kapitalist, është e pashmangshme dhe e detyrueshme të mbrohet me të gjitha mjetet diktatura e klasës borgjeze. Ligjet shfuqizohen me përmbysjen revolucionare të vetë sistemit, me pushtetin e ri punëtorë, në shoqërinë socialiste komuniste». Kjo u theksua nga anëtarja e Komitetit Q të Partisë Komuniste të Greqisë Aleka Papariga, (KKE) (shënim: ish Sekretare e Përgjithshme e KQ të KKE në periudhën 1991-2013), duke folur në një aktivitet me mijëra të rinj që morën pjesë në kampin e 34-t Anti-imperialist të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), dhe shtoi:

«Në të gjitha sistemet shoqërore që pasuan njëri-tjetrin, ai primitiv komunal, ai skllavopronar, ai feudal, kapitalist dhe ai socialist që kemi njohur në shekullin e 20-të, faktori vendimtar ishte dhe mbetet procesi i prodhimit, marrëdhëniet midis njerëzve në të, pozicioni në ndarjen e punës dhe pronësia e mjeteve të prodhimit. Shteti, sistemet e pushtetit politik përcaktohen në vijat themelore nga ekonomia. Si pasojë, në kapitalizëm, pjesëmarrja e Partisë Komuniste në qeverisje është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e saj se lufta e popullit dhe e të rinjve, e bazuar në përvojën që ata fitojnë, duhet të drejtohet drejt përmbysjes së pushtetit politik të borgjezisë, në shkatërrimin e shtetit të saj, të heqjes së pronës kapitaliste në favor të pushtetit punëtor, heqjes së shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.»

KKE po lufton për pushtetin e ri, ku drejton, ose nëse doni le të përdorim emrin më të zakonshëm, qeveris klasa punëtore dhe jo KKE. KKE është avangarda e organizuar e saj, forca udhëheqëse e saj. Prandaj, janë të rreme argumentet që armiqtë dhe gjoja "miqtë" na akuzojnë se gjithmonë duam të jemi në pozicion opozite, siç pretendojnë ata që rrojnë vetëm e vetëm për të kapur një pozitë qeveritare. Ne do të jemi në opozitë për sa kohë që populli është në opozitë, vetëm deri atëherë. Ne e kuptojmë se shumë të rinj do të pyesin veten nëse KKE po heq dorë nga përpjekja për të fituar disa arritje, edhe nëse kjo do të lehtësonte pozicionin e klasës punëtore, shtresave popullore sot.

Para së gjithash, historia e KKE që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme, si dhe historia e përgjithshme e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, vërteton se nuk ka arritje dhe nuk ekziston asnjë luftë e armatosur çlirimtare që nuk është fituar me kontributin vendimtar të Partisë Komuniste dhe të rinjve të saj. Partia Komuniste vetëm atëherë mund të kontribuojë, kur ajo mbetet e pa angazhuar nga prangat e qeverisjes borgjeze, si një forcë udhëheqëse pioniere në zhvillimin e forcës lëvizëse të historisë, të luftës klasore.

Partitë nuk karakterizohen nga emri i tyre, madje as kur ato mbajnë titullin Parti Komuniste, as aq më tepër nga parullat e tyre, por nga programi dhe aktiviteti i tyre. Madje është vërtetuar se sistemi kapitalist u mbështet në kushtet e krizës ekonomike, në kushtet e përfshirjes në luftën imperialiste jo vetëm nga partitë liberale dhe socialdemokrate, por edhe nga parti që e përcaktojnë veten si të krahut të majtë, rinovuese, anti-sistemike ose lloje-lloje. Në terrenin e kapitalizmit s’ka ekzistuar kurrë në histori një qeveri që pjesëmarrja e Partisë Komuniste të ketë shërbyer si trampolinë për sulm ndaj kapitalit, ndaj imperializmit. Aq më tepër, nuk ka shërbyer si një çelës, siç thoshin dikur me llafe, për kalimin në socializëm. Ne kemi gjithashtu edhe përvojën tonë negative.

Të gjitha partitë e tjera, pavarësisht dallimeve të tyre, i konsiderojnë zgjedhjet kombëtare, referendumet ndonjëherë, dhe në përgjithësi kutinë e votimit çdo 3, 4 ose 5 vjet, përkatësisht, si formën më të lartë të luftës dhe demokracisë. Ato kryesisht e shohin popullin si votues ose i bëjnë thirrje atij të mbështesë qeverinë në fjalë.

Ne, forca lëvizëse shpallim luftën e klasave, jemi e vetmja parti për shkak të teorisë dhe ideologjisë që besojmë se vetëm populli mund ta shpëtojë popullin, me forcimin e KKE dhe duke marshuar së bashku. Ne nuk jemi gënjeshtarë dhe hipokritë apo ëndërrimtarë që t'i premtojmë popullit se një votë për KKE në çdo 4 vjet do t'i zhdukë atij problemet. (...)»

Sa më sipër u theksuan nga A. Papariga në një aktivitet përkatës për 10-vjetorin që nga referendumi i thirrur nga qeveria SYRIZA-ANEL me kryeministër A. Cipras dhe që çoi në masa të reja antipopullore - antipunëtore. Ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që në vitin 2012 i kthyen shpinën KKE kur Partia deklaroi se nuk do të mbështeste dhe nuk do të merrte pjesë në një qeveri me SYRIZA-n, por edhe në asnjë qeveri në terrenin e kapitalizmit, që të ri-mendojnë ngjarjet. Duke iu referuar përvojës së qeverisjes së SYRIZA-s, shënoi ndër të tjera;

«Shërbimi më i keq, më i rrezikshëm që ofroi SYRIZA, analog dhe korrespondues me periudhën e PASOK-ut, është manipulimi i popullit në logjikën "fusni kokat brenda" për shkak të raportit negativ të forcave.

Alibia e korrelacionit/raportit është një thirrje politike për popullin që ai të pajtohet  dhe të forcojë sistemin e kalbur dhe luftën imperialiste. Është tjetër gjë për ne, llogaritja objektive e korrelacionit/raportit negativ nga pikëpamja klasore, dhe tjetër gjë që në emër të korrelacionit/raportit të deklarojmë dorëheqjen nga lufta për diferencimin e tij pozitiv, për përmbysjen e tij.

Në kushtet e kapitalizmit, KKE lufton që populli të rrëmbejë të paktën disa arritje, duke e paralajmëruar atë se kundërshtari po përgatitet që t'i rimarrë ato mbrapsht, për të fituar vetëdijen për të drejtën dhe pushtetin e tij. Njëkohësisht, synon të mobilizohen, të piqen dhe të edukohen forcat punëtore dhe popullore në mënyrë që në kushtet e një situate revolucionare ata të guxojnë të bëjnë zgjedhjen e vetme, përmbysjen dhe kalimin në pushtetin e punëtorëve.»

 





09.07.2025