Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E KQ TË KKE

Me sloganin «KKE e fortë, e palëkundur në çdo provë, e përgatitur për thirrjen e Historisë për Socializmin»
do të mbahet Kongresi i 22-të më 29-31 janar 2026


Në njoftimin e saj, për mbajtjen e Kongresit të 22-të të Partisë, më 29-31 janar 2026, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), përmend:

«1. Komiteti Qendror i KKE shpall mbajtjen e Kongresit të 22-të të rregullt të Partisë më datat 29-31 janar 2026. Tezat e Komitetit Qendror për Kongresin e 22-të do të botohen në gazetën «Rizospastis» më 4-5 tetor, ndërsa do të pasojë diskutimi në organet dhe organizatat drejtuese të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), si dhe dialogu publik para-kongres përmes gazetës «Rizospastis» dhe revistës KOMEP.

2. KQ i KKE, një vit më parë, duke hyrë në fazën e fundit për Kongresin e 22-të, i paraqiti menjëherë të gjithë Partisë për diskutim Vendimet e KQ të KKE në lidhje me zhvillimet në frontet e luftës imperialiste dhe detyrat tona, rrjedhën e ndërtimit të Partisë dhe të KNE, punën ideologjike dhe politike të Partisë, rrjedhën e gazetës "Rizospasti", si dhe konkluzionet nga aktiviteti ynë në lëvizjen punëtore - sindikaliste dhe luftërat popullore. Këto vendime përbënin elementë të një diskutimi thelbësor brenda Partisë dhe KNE, më gjerësisht në shoqërinë greke, të vlerësimeve dhe konkluzioneve kritike. Tezat e KQ të KKE për Kongresin e 22-të kodifikojnë dhe përfshijnë diskutimin e pasur që ka paraprirë, duke aspiruar, me diskutimin para-kongresional dhe vetë punën e Kongresit tonë, që Partia të bëjë një hap tjetër të madh dhe të fortë në zhvillimin e të gjitha karakteristikave të saj bashkëkohore revolucionare.

3. Slogani qendror i Kongresit të 22-të është:

«KKE E FORTË, E PALËKUNDUR NË ÇDO PROVË E PËRGATITUR PËR THIRRJEN E HISTORISË PËR SOCIALIZMIN».

Slogani pasqyron gjithashtu temën kryesore të Kongresit, përkatësisht nevojën që Partia të harmonizohet plotësisht e më shpejt dhe në mënyrën më efekte me Programin dhe Statutin e saj revolucionar, të jetë vërtet një «parti e përgatitur për të gjitha», një udhëheqëse e luftës së popullit tonë për socializëm. Zbatimi i kësaj detyre merr rëndësi urgjente në një periudhë zhvillimesh të shpejta dhe komplekse, ku kërkesat janë në rritje për t'iu përgjigjur kushteve të vështira dhe ndryshimeve të menjëhershme gjatë të cilave ka më shumë të ngjarë - krahasuar me periudhat e tjera - që antagonizmat imperialistë, përballjet ushtarake, kriza ekonomike kapitaliste, të çojnë në një radikalizëm masiv të forcave punëtore - popullore, në një intensifikim të luftës klasore dhe madje në një destabilizim të pushtetit kapitalist. Intensifikimi i të gjitha kontradiktave të sistemit kapitalist bashkëveprojnë dhe mund të krijojnë një situatë lëvizjeje të madhe masive, mundësinë madje edhe të revoltave, ndoshta edhe kushtet e një situate revolucionare, e cila sigurisht krijohet objektivisht dhe në një kohë të paparashikuar. Pa përjashtuar asnjë mundësi, është vërtetuar historikisht si në nivel europian ashtu edhe në atë global se në këto kushte gjykohet gatishmëria ideologjike - politike dhe organizative e Partisë Komuniste dhe se aftësia e saj për t'iu përgjigjur kërkesave të luftës së klasave kërkon përgatitje dhe luftë afatgjatë. Kjo fillon në kushtet aktuale ku forcohet pakënaqësia popullore dhe rriten mundësitë të përforcohet masiviteti dhe orientimi i rrymës së mosbesimit. Mbi këtë bazë dhe me këto kritere, Kongresi do të diskutojë raportin e Komitetit Qendror dhe të gjithë Partisë nga Kongresi i 21-të deri në Kongresin e 22-të, do të caktojë detyrat për periudhën e ardhshme dhe do të zgjedhë Komitetin e ri Qendror dhe Komitetin Qendror të Kontrollit Financiar bazuar në Statutin e Partisë.

4. Mirëpresim Kongresin e 22-të të KKE me një frymë përgjegjësie, krenarie, militantizmi dhe optimizmi realist për drejtësinë e luftës sonë dhe promovimin e Programit tonë, për një jetë pa shfrytëzim dhe luftëra imperialiste, me dinjitet, prosperitet shoqëror, siç i përshtatet nevojave bashkëkohore të klasës punëtore, forcave të tjera popullore dhe të rinisë, ashtu siç i përshtatet shekullit të 21-të. U bëjmë thirrje anëtarëve të Partisë dhe të KNE të japin më të mirën e tyre për suksesin e ekspeditës "Rizospastis", në mënyrë që Tezat e Komitetit Qendror të arrijë sa më gjerësisht tek klasa punëtore, populli dhe rinia. U bëjmë thirrje miqve të KKE, si dhe çdo punëtori dhe punëtoreje, të kontribuojnë në diskutim në kuadrin e Kongresit të 22-të të KKE, duke forcuar njëkohësisht bashkëveprimin e tyre me KKE dhe duke përforcuar rrymën e rezistencës dhe të mosbesimit ndaj politikës dominuese.

5. Kontributi më i mirë për suksesin e Kongresit të 22-të do të jetë kombinimi i mbajtjes së tij me organizimin e mijëra anëtarëve të rinj në Parti dhe në KNE dhe formimin e Organizatave të reja të forta para së gjithash në vendet e punës. Për këtë objektiv, Komiteti Qendror shpall garën midis Organizatave për ndërtimin dhe rekrutimin. Intensifikojmë përpjekjet tona që të gjitha Organizatat Rajonale, deri në fund të vitit 2025, të arrijnë objektivat e ndërtimit dhe rekrutimit që kanë vendosur, duke forcuar dhe zhvilluar forcat e tyre të organizuara. Kriteret e garës do të kenë të bëjnë me arritjen e planit të rekrutimit, përqindjen e rekrutimit të punëtorëve me pagë, ndërtimin e Organizatave Punëtore Bazë, përqindjen e rekrutimit të grave, zhvillimin e KNE, rritjen e qarkullimit dhe përhapjes së gazetës «Rizospastis», ndërsa Organizatat pioniere do të dekorohen në fillimin e Kongresit të 22-të. Jemi të bindur se mundemi të arrijmë suksesin, nëse përmes detyrave të përgjithshme që na vë përpara lufta e klasave në këtë periudhë, dallojmë punën e kombinuar për të bindur se lufta brenda rrallëve të KKE ia vlen çdo sakrifice për më të madhen, më të bukurën dhe më tronditësen, Socializmin.»

 

17.09.2025