Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftim i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE

Solidaritet me Kubën për problemet e shkaktuara nga bllokada imperialiste dhe kalimi i ciklonit «Oscar»

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin saj ndaj popullit të Kubës, qeverisë dhe Partisë Komuniste të Kubës për përpjekjet e tyre në përballimin e problemeve në sistemin e furnizimit me energji elektrike të vendit, si dhe me pasojat e kalimit të njëkohshëm të ciklonit «Oscar» në provincat e lindje në Kubë.

Problemet në sistemit elektrik të Kubës shkaktohen nga bllokada e gjatë imperialiste e SHBA-ve dhe aleatët e saj që e pengojnë Kubën të marrë materialet e nevojshme për rinovimin dhe riparimin e dëmeve, si dhe të marrë karburantin e nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh veçanërisht solidaritetin e saj me popullin në provincat lindore të Kubës që po testohen nga cikloni «Oscar» i cili ka shkaktuar humbje në jetë njerëzish, përmbytje dhe shkatërrime të infrastrukturës dhe banesave. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën familjarët e tyre dhe urojmë riparimin e sa më të shpejtë të dëmeve.

KKE qëndron në krah të Kubës dhe popullit të saj dhe merr pjesë në luftën për heqjen e të gjitha masave të bllokadës barbare imperialiste si dhe heqjen e Kubës nga lista e “shteteve sponsorizuese të terrorizmit”.

 

23.10.2024