Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Tani është koha që indinjata dhe shqetësimi të shndërrohen në pjesëmarrje dhe aktivitet në luftë me KKE dhe KNE.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, foli nga podiumi i tubimit të madh politik në qytetin e Patras, i cili ishte kulmi i aktiviteteve të Kampit të 34-të Anti-Imperialist të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).
Mijëra të rinj dhe të reja thirrën gjithashtu së bashku «Liri për Palestinën» si dhe «Imperialistët botën po rishpërndajnë, me gjakun e popujve kufijtë po vizatojnë», duke dërguar një mesazh solidariteti internacionalist për çdo popull që «ngre kokën» dhe lufton për lirinë e tij, kundër barbarisë kapitaliste.
Dhimitri Kucubas, ndër të tjera, vuri në dukje:
«Strategjia e përfshirjes greke është ri-azhurnuar, siç u demonstrua dhe në luftën në Ukrainë edhe në luftën në Lindjen e Mesme. Dhe kjo padyshim përfshin shfrytëzimin e bazave dhe infrastrukturave të tjera ushtarake kudo në Greqi. Përveç Araksos, Andravidhas, Aktio, janë edhe Sudha në ishullin e Kretës, Aleksandhropoli, Larisa dhe dhjetëra infrastruktura të tjera në shërbim të NATO-s dhe SHBA-ve. (...)
Ajo që po përjetojmë sot nuk është thjesht një pazar imperialist. Është një përballje e ashpër për ndarjen e tregjeve dhe territoreve, për marrjen e mbështetjeve gjeopolitike, për hapjen dhe kontrollin e rrugëve tregtare në të gjithë planetin, për kontrollin e burimeve prodhuese të pasurisë, të cilat, në vend që të jenë një bekim për popujt, po shndërrohen në një mallkim në duart e monopoleve. Është një betejë, mizore, e pamëshirshme, midis SHBA-ve, Kinës dhe kampeve të tyre, ashtu siç po formohen, se kush do ta ketë epërsinë në sistemin e tyre barbar, një betejë që sigurisht nuk do të përfundojë pa gjakderdhje.
Nuk është një rastësi që sot po prishen marrëveshjet dhe po riorganizohen aleancat, ndërsa çdo bllok imperialist dhe çdo klasë borgjeze brenda këtyre aleancave përpiqet të përfitojë për vete pjesën më të madhe të mundshme të plaçkës nga rindarja e botës.
Po të njëjtën gjë synon edhe klasa borgjeze greke. Kjo është arsyeja pse qeveria e ND-së, me nxitjen e partive të tjera, vazhdon talljen se aleancat e saj imperialiste përbëjnë një "mburojë sigurie" për popullin tonë dhe për mbrojtjen e së drejtave sovrane të vendit. (…)
Tani duhet të dëgjohet kudo:
Asnjë besim ndaj qeverisë e përfshirjes në luftën imperialiste që do të përlajë ç’ka la në këmbë paqja e tyre imperialiste.
Asnjë besim në qeverinë e përgatitjeve për luftë, e cila po përgatitet të ngarkojë dhjetëra miliarda mbi shpinën e popullit, duke zbatuar, madje si flamurtare, vendimet e NATO-s për 5% të PBB-së për shpenzimet e luftës.
Asnjë besim në qeverinë që po përgatitet të ngopë monopolet e industrisë së luftës me para të bollshme, të cilat madje (monopolet) do t'i paraqesë si gjoja bamirëse që kontribuojnë në armaturën mbrojtëse të vendit, pasi më parë do t'i furnizojë ata edhe me ligje të reja anti-punëtore për të shfrytëzuar edhe më shumë klasën punëtore, siç është ligji për 13-orë punë në ditë që ata janë duke u përgatitur për të votuar në Parlament.
Asnjë besim te qeveria që mendon se mund ta tërheqë lehtë popullin nën flamurin e klasës borgjeze, në emër të gjoja "unitetit kombëtar", me karamelen e njohur "të gjithë së bashku". Kjo gjoja "të gjithë së bashku" u shtyp nga klasa punëtore, populli, me luftërat e tyre dhe KKE ishte në ballë si në vitet e krizës ekonomike ashtu edhe në vitet e krizës shëndetësore/higjienike, të pandemisë, me mosbindjen dhe shpirtin e saj luftarak. Ajo ka përvojën, ka forcën ta shtypë atë tani, kur ata po i përgatitin për thertoret e luftës! (…)
Le të tregojë populli, rinia besim në luftën e vet, me KKE në krahun e tyre! Tani është koha që të gjithë ata që nuk pajtohen me sistemin e padrejtësisë dhe luftërave të marrin pjesë në luftën e drejtë me KKE, e cila demaskon planet e pista dhe ecën përpara, në mënyrë që populli, përmes luftës së tij, të mundet të përgjigjet «Jashtë Greqia nga lufta». »